Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje doktoresha Mimoza kam nje pyetje shpersoj te me pergjigjeni, jam shtatzene ne javen e 35, beba ime nuk eshte rrotullu ende eshte me koke larte, mjeku me tha se duhet me lind me prerje cezariane, cfare mendoni ju deri ne cilen jave ka mundesi te rrotullohet beba ne gjendje normale, per lindje normale edhe mjeku me tha se beba peshon 2.kg e 200 gr. Cfare mendoni a eshte kjo peshe normale apo pak e vogel edhe sa do arrije peshen deri ne lindje? Me fal se doshta e zgjata pak por te lutem me shkruaj.

Besaa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Zakonisht, pozicioni fetal fillon të merret pas javës së 30-të të shtatzënisë. megjithatë, edhe ndodh që fetusi të kthehet pas kësaj periudhe. Por, duhet që hapsira në mitër të mundësoj kthimet/rrotullimet fetale.

Pesha që ka fëmija yt, është pakas e vogël nga mesatarja e referuar, por lindja e një fëmijë mbi 2500 gram konsiderohet normale.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti