Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lëkurës gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam shume e kenaqur me pergjigjet qe mi ktheni, pyetja e rradhes eshte a mund te lyej lekuren e barkut dhe gjinjet me ndonje krem pasi qe ne bark kam disa shenja me ngjyre pembe ne te vjollce, dhe me cfare me preferoni te lyej lekuren? Faleminderit per kohen.

Genta Rina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Genta.

Shumë grave, gjatë shtatzënisë u formohen striat, të çarat e lëkurës në gjoks, bark apo kofshë. Parandalimi i tyre është i pa mundur. Por ekziston mundësia e minimizimit të pasojave. Ndaj edhe ty Genta mund të them se, në farmaci ndodhen medikamente të cilat mund të minimizojnë pasojat dhe t’a bëjnë lëkurën më të pranueshme nga ana estetike.

Por, mos guxo të përdorësh preparate mjeksore pa u konsultuar me dermatologun. Ai duke vlerësuar gjëndjen tënde, do të rekomandoj preparatin e përshtatshëm për lëkurën tënde.

Gjithë të mirat.

/komuniteti