Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia e bebit

Pershendetje e nderuar Dr. Mimoza. Ju lutem pergjigjuni ne pyetjen time sa me shpejte. Jam ne javen e 11 te shtatzenise... Menstruacionet e fundit kane qene me 25.11.2011... Dua te dije ne cilen jave mund te me tregoj gjinikologja ime gjinine e frytit tim me ane te ultrazerit? Flm shume per ndihmen qe na e ofroni ne kete menyre... Gjitha te mirat.

Liza (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liza

Në ekzaminimin e dytë ekografik, që bëhet në javët e 20-22 të shtatzënisë, mund të dallohet gjinia fetale gjithmonë nëqoftëse pozicioni është i favorshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti