Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e menstruacioneve

Pershendetje Dr. Moza, desha te ju pyes se kam vonesa te shpeshta mirepo me kane thene se nese ke vonesa te shpeshta mund te mbetesh shtatzene, une kam gati 2 vite qe jam e martuar mirepo nuk po mbes shtatzene, me shpjegoni pak ju lutem!

Flora (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Vonesat menstruale kur nuk ekziston shtatzënia, më së shumti tregojnë për çrregullim të nivelit të hormoneve. Kontrollohu tek mjeku gjinekolog, për të bërë ekografi dhe vlerësuar gjendjen e mitrës dhe vezoreve si dhe nivelet e hormoneve më kryesore në gjak. Nëse ka probleme, mjeku do të japë trajtim dhe shtatzënia është e mundur.

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti