Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koliti dhe shtatzënia

Pershendetje doktoreshe. Prej vitesh kam shqetesime prej kolitit spastik, e kjo behet me evidente ne dimer. Jam ne javet e fundit te shtatzenise, dhe me ka bere pershtypje acarimi i kolitit dhe gjendjes qe jep gjate gjithe shtatzenise. A ndikon kjo e fundit ne acarimin e tij? Kam shqetesime te tipit fryerje barku e marrje mendsh, direkt nese ndjej pak ftohte. Pas lindjes a do qetesohet paksa? Ju uroj gjithe te mirat, Ani.

Anushja (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anushja

Nuk ka të dhëna, që shtatzënia të ndikojë në mënyrë të ndjeshme mbi ecurinë e kolitit. Nëqoftëse gruaja me kolit mbetet shtatzënë gjatë periudhës kur sëmundja është e qetë, pritet që gjendja e stabilizuar të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Nëse shtatzënia ndodh kur sëmundja është në fazën aktive, niveli i inflamacionit zakonisht mbetet i njëjtë, por edhe mund të përkeqësohet. Gratë që vuajnë nga kjo sëmundje janë më të rrezikuara për lindje të parakoshme, lindje cezariane apo dhe të lindin fëmijë nën peshë.

Konsulta me mjekun gastroenterolog, është e nevojshme për ty.

/komuniteti