Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Femiu

Mirdita doktoreshe e nderuar, jam martuar qe 16 vite, tash kam 22 vjet femije nuk kam nuk po mund te mbese shtatezene... nuk di se qka te bej mjeku me thote qe je mire po vetem zoti kur te do.Mua 6 vite po me duken shume kontrollat rregullisht i kryej barna mjeku nuk me jep se me thote qe nuk kam nevoje se jam shume mire, cfare me thuani ju, qka duhet te bej? Ju faliminderit per mirekuptim Bjondina Prishtine

Bjondina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderura zonjë,

Nuk më vjen mirë për situatën që ndodheni. Mjeku ju ka thënë se ju nuk keni probleme gjinekologjike, ndaj mundësia për të mbetur shtatzënë është e hapur. Deri këtu, mendoj se çdo gjë është në rregull. Por, dua t’ju këshilloj që edhe bashkëshorti juaj e ka të nevojshme dhe të domosdoshme të vizitohet dhe të kryej disa ekzaminime tek mjeku androlog.

Besoj se më kupton se çfarë po të këshilloj. Nëse ti nuk ke probleme shëndetsore, atëherë duhet që bashkëshorti të kontrollohet tek specialisti. Ai do kryej disa analiza të thjeshta për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetsore dhe aftësinë ripodhuese.

Në varësi të rezultateve të ekzaminimeve, mjeku do të përcaktoj terapinë e mundshme, për ty ashtu edhe bashkëshortin tuaj.

Uroj të realizohet ëndrra e shumë pritur.

/komuniteti