Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

E nderuara dr. Faleminderit per punen qe beni... Jam shtatzene ne javen e 34 jam pak e shqetesuar se ndodh nganjehere qe levizjet e bebit me duken sikur rrahjet e zemres qe i degjoj (sepse une kam nje zhurme ne zemren time dhe i degjoj gjithmone tik taket e zemres) jane vetem ne nje vend edhe jane shume te lehta por zgjatin vetem per pak minuta... A ndodh qe eshte lemza e bebit? Faleminderit shume.

Arbnoora (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshendetje Arbnora

Lëvizjet e bebit në javët e fundit të shtatzënisë vijnë duke u paksuar gradualisht, për arsye të zvogëlimit të hapsirës në kavitetin e mitrës, gjatë rritjes së fetusit. Numëro lëvizjet e bebit në një interval të caktuar kohe prej 4 orësh gjatë paradites. Nëqoftëse ato rezultojnë mbi 10 lëvizje, atëherë nuk ka arsye për tu shqetësuar. Në të kundërt drejtohu tek gjinekologu, për të kryer një kardiotokografi (CTG), në bazë të së cilës mjeku do të vlerësoj gjëndjen e bebit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti