Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Injeksioni

Pershendetje dr deshta te pyes ne lidhje me injeksionit prengyl 10000 mg e kam marre para 10 diteve a mund te me tregoni se per cfare eshte? Une qe 4 vite mundohem te mbes shtatzene gjinekologu me thote se jam mire e ne kete muaj ma ka shkruar kete injeksion qe ta marre a mund ta di se per cfare eshte?

Ardiana Hasani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardjana

Pregnyli, është injeksion që në momentin kur veza është e maturuar, ndihmon për të plasur folikulin dhe për të nxjerrë vezën në qarkullim me qëllim takimin e saj me spermatozoidin.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti