Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni vaginal gjate shtatzenise

Pershendetje e nderuara doktoresh, une jetoj jashte Kosove dhe jam ne javen e 21 te shtatzenise, para tri jave e kam pas kontrollen dhe me kane bere nje analize, me kane bere shtrishon, kane marr sekrecionin ndersa analiza me doli qe ne miter kisha disa puqrra te bardha perrreth po jo ashtu te shumta ende a mund te ndodh diqka per tu shqetesuar per bebushin? Ju pershendes shume, pres pergjigje nga ju, Bana.

Bana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bana.

Ndoshta tek ty mund të jetë i pranishëm një infeksion për të cilin ti nuk pa ma thua se çfarë është, por të cilin e ka evidentuar analiza që ke kryer.

Gjithësesi, mjeku që të ka bërë analizën, duhet edhe të ketë dhënë mjekimin e duhur. Për mos stabilizm të gjëndjes, të këshilloj të bësh një kulturë (mbjellje të sekrecioneve), për të evidentuar shkaktarin e infeksionit dhe antibiotikun me mundësunë më të madhe për t’u mjekuar.

Nëse mjekimi do të jetë korrekt, nuk do të ketë influencë tek bebi. Meqënëse je në javën e 21 të shtatzënisë, të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik, që quhet eko morfologjike.

/komuniteti