Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mjekimi Staphylococcus aureus

Doktoresh Mimoza pershendetje. Une jam Nerta 22 vjece, kam bere nje ekzaminim te sekrecioneve vaginale, ekzaminimi me ka dal pozitiv per stafilokok aureus, antibiograma flet per nje ndjeshmeri te tij kundejt ketyre medikamenteve: AMPICILINE, ERYTHROMICIN, AMIKACINE, CEFACLOR & CIPROFLOXACINE. Cilin nga keto mjekime duhet te marre dhe si? JU FALEMINDERIT.

Nerta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në rastet e konstatimit të stafilokokut aureus dhe në veçanti kur është realizuar antibiograma, lloji i antibiotikut që përdoret varet nga rëndesa e situatës dhe parapëlqimi i mjekut. Kohëzgjatja e terapisë, është nga 7 deri në 10 ditë. Tre javë pas përfundimit të terapisë, përsëritja e kulturës së sekrecioneve është e domosdoshme për të ripërcaktuar gjëndjen.

Në një rast të tillë, unë preferoj përdorimin e ampicilimës ose ciprofloksacinës. Këto janë dy nga antibiotikët me përdorimin më të gjërë, për këtë lloj infeksioni. Por, antibiotikët merren në farmaci vetëm kur përshkruhen nga mjeku që lëshon recetën mjeksore.

Uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti