Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me jashteqitje

Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 21 te shtatzanise kam shume problem me kryerjen e nevojes se madhe, nuk mundem me dal jashte ( d.m.th behem kaps) me eshte fryre barku teper menzi qe rri ulur, qka guxoj me perdore, ju faliminderit per pergjigjje.

Gyli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gjyli.

Gjatë shtatzënisë konstipacioni (kapsllëku), është shenjë që e shoqëron atë. Shumica e grave shtatzënë, kanë këtë ankesë të rëndomtë.

Këshillohet rregullimi i rregjimit ushqimor. Përdorimi i ushqimeve me fibra, frutave, jeshillëqeve dhe pirja e lëngjeve në sasi të nevojshme, janë të këshillueshme përgjatë shtatzënisë.

Për të lehtësuar gjëndjen aktuale, rekomandohen purgativët që mund të gjenden lehtësisht në farmaci.

/komuniteti