Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje doktoreshe desha te pyes jam ne javen 42 kam hyre sot dhe ende nuk kam lindur , dhimbjet rreth lindjes i kom gjate tere muajit po thuaj se jane dhimbje te kota , desha te pyes me kercnohet ndonje rrezik, se kontrollen e kam neser te midwife po desha ta mar mendimin tuaj , mund te them se problem e kam se organet e mia nuk jan hapur as 1 ml ende nga kontrolla e javes te kalume ok te pershendes shume shpresoj qe sado pak jam e kjart shpresoj se do te mar pergjigjej sa ma te shpejte..

Ferdane (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ferdane.

Mendoj që ekzaminimi ekografik për të parë nëse janë reduktuar ujrat e bebit, është i domosdoshëm. Tre ditë rrjesht, një vizitë vaginale mund të stimulonte fillimin e aktivitetit të lindjes.

Nëse ujrat janë të reduktuara dhe vizitat nuk japin efektin e kërkuar, mjeku duhet të vendosë induktimin e lindjes (stimulimin e aktivitetit të lindjes).

Uroj të lidësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti