Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aktiviteti fizik pas prerjes cezariane

Kjo eshte lindja e trete me C-section, kam linduar para dy javesh, une jam tip sportiv kam shkuar rregullisht ne palester derisa sa e mora vesh qe kisha ngelur shtatzene dhe me intereson te dije se kur mund te filloj perseri ushtrimet?

Ardita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

45 ditë pas lindjes, aparati riprodhues rikthehet në normalitet. Për këtë arsye edhe për ty Ardita, vlen këshilla themelore që duhet të fillosh aktivitetin sportiv 45 ditë pas lindjes. Meqë lindjen e ke realizuar me prerje cezariane, duhet të shtosh vëmëndjen edhe tek ecuria e cicatrices edhe në brëndësi të organizmit.

Ardita, kujdes rregjimin ushqimor nëse fëmijën e ushqen me qumësht gjiri. Cdo abuzim me rregjimin ushqimor, është i dëmshëm për shëndetin e fëmijës.

/komuniteti