Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pijet e gazuara

Pershendetje. Sa jane te demshme pijet e gazuara per nje shtatzene dhe per shtatzenine e saj? Faleminderit.

Adelina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Adelina.

Zakonisht në një shtatzëni nuk rekomandohen pijet e gazuara. Ato shkaktojnë fryrje të madhe stomaku, duke ngritur lart diafragmën e cila shkakton vështërsi në frymëmarrje si dhe duke shtrënguar bebin në mitër. Pijet e gazuara me ngjyrë dhe sheqer, absolutisht duhen evituar nga dieta ushqimore.

Meqë të pëlqejnë pijet, përdor lëngje të frutave të freskëta të shtryllura. Të siguroj se janë më të ushqyeshme se cdo pije tjetër.

/komuniteti