Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ç’rregullime gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, Para disa dite kam bere 2 teste te shtatzanise te cilat dolen pozitive, meqe daten e pare te ciklit te fundit e kam patur me 9 janar (8 janar vone, ne mbremje) kam pasur nje blighted ovum para 3 muajve gjihashtu, tash dmth java e peste, nese gjithqka eshte ne rregull normalisht, mirepo kam nje problem se zemra me rrah shume shpejt, me shpejt se zakonisht gati tere kohen, normalisht nuk e kam kete problem, kam caktuar nje takim me gjinekologun ne javen e shtate te shoh nese gjithçka eshte ok. 1) A eshte ok kjo rrahje e shpejte e zemres? 2) A jane normale disa therrje te vogla 1-2 here ne dite ne uterus? 3) dhe a kam nevoje per progresteron tablete kur kam cikel te rregullt? Faliminderit.

Arbenita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Arbenita, nuk ka arsye që gjatë shtatzënisë të paraqet takikardi (rrahje të shpejtë të zemrës). Drejtohu pa tjetër tek kardiologu.

Dhëmbjet e lehta në fund të barkut, mund të quhen normale pasi me rritjen e mitrës tërhiqen ligamentet që atë e mbajnë në pozicion. Prandaj dhëmbjet e lehta nuk janë shqetësuese.

Përdorimin e progesteronit e rekomandon, vetëm mjeku që ndjek shtatzëninë. Mund të merret progesterone vetëm kur niveli i tij në gjak, është i ulur. Matja kryhet me analiza, që mat nivelin e progesteronit në gjak.

Uroj që në javën e shtatë nëpërmjet ekzaminimit ekografik të dallohen rrahjet fetale, dhe të mos përsëritet diagnoza e parë.

/komuniteti