Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nifedipine (adalat) java 34 +2

Përshëndetje dr. Moza!Para një javë kam qënë e shtruar pasi kisha hapje 1 cm dhe shkurtim të qafës së mitrës duke rrezikuar lindje të parakohshme. Kam përdorur smazmex me injeksion dhe adalat çdo 4 orë për rreth 1 javë. Pasi kam dalë nga spitali doktori më ka dhënë spazmex dhe nifedipine edhe për një javë tjetër 4x1. Unë kam kaluar javën e 34 dhe doja të dija nëse përdorimi i tyre mos ka efekte anësore për bebin. Po përdor gjithashtu ovul esolut folicil , neo gravigil dhe tot'hema. Ju lutem një përgjigje pasi jam në merak për përdorimin e adalatit. 1 javë e përdora çdo 4 orë, tani për një javë tjetër çdo 6 orë , e shoqëruar me spazmex.Ju faleminderit shumë!

Elina Selimi (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elina

Sa shkruan mbi terapinë e dhene nga mjeku, them qe duhet t'a zbatosh me korrektësi. Edhe adalitin duhet t'a marresh krahas trajtimeve te tjera.

Te uroj shtatzeni te mbare.

Elina Selimi (7 vite më parë)
Ju faleminderit doktoresha, jeni shumë e mirë..

/komuniteti