Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione të aparatit gjenital

Pershendetje! jam Denisa 24 vjec. Pasi bera mbjelljen e te bardhave dola me nje bakterie qe quhej ENTEROCOC spp dhe doktoresha me dha RECIPROKS dhe Ketrozol. Pasi mbarova mjekimin kane kaluar 12 dite dhe nuk kam asnje ndryshim. Kam akoma disa pucrra te vogla ne formen e kokrrave te orizit. Doktoresha me tha se ishte bakteria qe i shkaktonte, por i kam akoma. Sdi cfare te bej? me cfare duhet te shperlahem sepse doktoresha me tha me uje me sode buke? ndonjehere me acarohen pucrrat ndonjhere jo. Faleminderit.

Denisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Me sa shpjegon Denisa, mendoj se ndodhesh përpara dy mundësive.

Mundet që infeksionit nga enterokoku t’i jetë shtuar edhe kandida (myku), infeksione që mund të mjekohen me preparate të kombinuara të tipit të metronidazolit dhe mykostatinët. Mundësia e dytë, mund të jenë lythet gjeninale mund të jenë shkaktuar nga HPV-ja (human papiloma virus), i cili vërtetohet nëpërmjet marrjes së biopsisë.

Në lidhje me shplarjen, nuk të rekomandoj të përdorësh ujë me sodë. Tregu farmaceutik ka lavanda dhe disifektantë mjaft të mire, që kanë efektivitet maksimal. Një nga këto lloje, janë lavandat cyteal, të cilën kanë në përbërjen e tyre disifektantë shumë të mirë.

Më pas, mund të përdorësh një intima farmaceutike për gjithë kohën, sic është saforeli.

eliza (7 vite më parë)
pershendetje jam ne javen e 28 te shtatzanis esht normale qe bebia ime leviz gjith diten qofse esht normale me ktheni nje pergjigje . Faliminderit
have (10 vite më parë)
Pershendetje, jam ne javen e 20 te shtatzanis po jam e shqetsuar se nuk e ndegjoi levizjen e bebes perveq tik tak, kam ber kontrolle mir me ka then qe asht beba por jam e shqetsuar ju lutem a asht kjo normale per nje shtatzan apo une nuk muj te vrej ndoshta edhe pse jam ne shtatzanin e par
Lea Ida (11 vite më parë)
Mirelinda edhe une jam muajin e 6 dhe bebi me leviz shum shpesh, pyeta dr.time tha eshte e shndetshme eshte duke u zhvilluar mir per ate ndihet rehat ,sigurt. Te uroj shtatzani te mbar dhe bebe te shendetshme
Ezana (11 vite më parë)
Blerta mua me ka ndodhur qe te ndjej ksi levizje si thu ti \"tik tak..\" kur bana ctg mjekja me tha se bebin e nget lemza. Dhe sasht as nisend per tu shqetsu.Vec se interesant shum Ket levizje e ndjejsha gati cdo nat ne muajt e fundit me ni ritem te njejt
Lenaa (13 vite më parë)
Une jam ne gati ne fund te muajit te katert po ende nuk po e ndjej beben se po leviz mirepo te vizitat e mjekut me ultraze shifet beba se po leviz.
Mirlinda (13 vite më parë)
Pershendetje, jam shtatzene ne muajin e 6 dhe kam levizje te shpeshta te bebes, a eshte normale kjo apo ka dicka qe nuk eshte ne rregull, sepse vazhdimisht bebja eshte ne levizje?
Blerta (13 vite më parë)
Pershendetje, une jam ne muajin e 9 dhe shpesh i ndi ne anen e djathte sikur bebi me godet tik tik tik nuk di si ta shpreh si ore me duket, une i ndi edhe levizjet tjera qe nuk jane te ketij lloji, a jane levizjet e bebit edhe keto? Flm.

/komuniteti