Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione të aparatit gjenital

Pershendetje doktoreshe jam nene e dy femijeve, para 9 muajsh kam lindur, une po ndjej dhembje ne fund te barkut, gjithashtu ne kembe, kam kruarje dhe djegie ne organin gjenitale. Cka me preferoni te bej?

Brikena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brikena.

Shenjat që paraqet, tregojnë për praninë e ndonjë infeksioni të aparatit gjenital. Shenjat e përgjithshmë të një infeksioni janë; shtimi i sekrecioneve të bardha, ndryshimi i tyre në ngjyrë, erë dhe konsistencë (trashësi), kruarje dhe djegie, skuqje, dhëmbje gjatë kontaktit seksual dhe mundet djegie në urinim.

Të këshilloj të bësh analiza të sekrecioneve të bardha, për të vlerësuar situatën. Në bazë të analizës, mjeku do të rekomandojë terapinë e domosdoshme. Zakonisht këto mjekime janë lokale, në formën e ovulave ose kremrave. Nëse nuk mjekohen, komplikacionet mund të jenë të rënda.

/komuniteti