Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i acidit folik

Pershendetje e nderuar. Jam ne javen e 15 te shtatzanisr dhe nuk kam perdorur acid folik, sepse nga te vjellurat dhe mundimet e shpeshta nuk ka pasur mundesi tí perdori. A eshte vone me fillu perdorimin e tyre pas ketyre javeve? Faleminderit.

Adelina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Acidi folik, përdoret deri në javën e 16 të shtatzënisë. Nëse nuk e ke marrë deri tani, nuk ka arsye që ta përdorësh tashmë.

Të këshilloj të marrësh tableta të hekurit nga java e 18-të e shtatzënisë deri 45-së ditë pas lindjes, shoqëruar me multivitaminë prenatal, të cilat do të ishin ndihmesë për zhvillimin normal të bebit..

Safije (12 vite më parë)
Pershendetje per gjithe stafin dhe poashtu ju falenderojme per pergjigjet e dhena. Ju lutemi nese keni mundesi apo ju kur ta shihni per arsyeshme qe ta publikoni ndonje artikull rreth abortit konkretisht cilat jane shkaqet qe qojne deri ne abort e kam fjalen per abort natyral, pasojat qe mund ti kemi pas aborteve poashtu perse duhet pritur gjashte muaj per te ngelur shtatzane, dhe poashtu ndonje artikull se perse po ndodh qe bebat te vdesin ne bark kur gjithe muajt e meparshem shkojne si eshte me se miri mirepo papritmas mjeku thot qe beba ka vdekur cilat jane arsyet e mundshme qe vdesin bebat. Ju falemnderit per mirkuptim. Ju urojme gjithe te mirat dhe pune te mbare.

/komuniteti