Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beba ne javen e 15

Pershendetje dr. Keqa, un jam shtatzene ne javen e 15, jam shume mire nuk kam probleme ne shtatzani. tek java e 13 kam degjuar disa levizje te lehta ndoshta si nje flutur, e di qe nuk ishin zorret sepse ishte nje levizje ndryshe, por tani qe jam ne javen e 15 ne pjesen e barkut degjohet si rrahje zemre tik tak sidomos ne mbremje para gjumit dhe ne mengjes por nuk e di a eshte levizja e bebit apo jo. Rrahjet behen me te dallueshme kur vendos doren mbi bark. Prandaj nuk e di a eshte levizje e bebit apo te rrahurat e zemres te bebit? Faleminderit per kohen.

Marigona N (7 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Përshëndetje Marigona,

Shumë shtatzënave iu duket se dëgjojnë zemrën e frytit në këtë moshë të hershme të shtatzënisë mirëpo ju realisht keni mundur ti ndieni të rrahurat e zemrës suaj. Për shkak se zemra e frytit është aq e vogël në këtë kohë, të rrahurat e saj mund të ndihen vetëm përmes ultrazërit ose stetoskopit. Poashtu lëvizjet e para të bebës mund të ndihen tek pas javës së 18.

Ju uroj shtatzëni të qetë dhe mos u brengosni. Të gjitha vijnë me kohë.

/komuniteti