Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzani mbas lindjes?!

Pershendetje dr. Kam lindur ne 19 shtator djalin...Dhe e humba ne 11 tetor... Kam pas nje shtatzani te rregullt. Cdo analiz e kisha shume mire. Me perjashtim te ureaplazmes qe dilte e larte. E kam kuruar me vitamin c dhe eritromicen dhe nje tjeter kure me kloricd(se nuk me kujtohet mire per momentin) Deri ne sekonat e fundit ndjehej femija gjalle dhe levizjet sepse isha e moniturar duke degjuar rrahjet e zemres te bebit. Ne momentin qe lindi nuk reagoi. Ujrat e mi ishin shume jeshil.E intubuan , infeksioni tek bebi ishte shume i larte. Por ne baz te mjekimeve filloi po ulej. Pas 72 oresh djali nuk reagoi dhe krijoi disa vatra uji ne koke.. Pas 2 ditesh pasi u shfaqen,iu larguan perseri.. Dhe perseri per 2 dite i dyfishoi dhe iu shkaktua hidrocefali dhe kishte edema ne koke qekur lindi.Ju lutem si ka mundesi te ndodhe kjo??? Sa kohe do te me duhet te nis nje shtatzani qe te me mbushet shpirti dhe krahet plot. Se per mua ishte bebi i pare dhe zhgenjimi lendimi im me i madh. Me fal qe u zgjata. Ju pershendes

Erta J (7 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Përshëndetje Erta,

Më vjen keq për humbjen e fëmiut, por mos u dëshpëroni. Para se të nisni shtatzëninë tjetër ju këshilloj të bëni disa analiza të cilat do t'ua rekomandoj mheku juaj dhe në rast nevoje edhe të trajtoheni. Merrni kohën e duhur për të tejkaluar dhembjen dhe filloni shtatzëninë tjetër kur ju të ndjeheni e gatshme.

Gjithë të mirat!

/komuniteti