Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi me automjet gjatë shtatzënisë

Pershendetje, doja te pyesja nese gezon shendet te plote deri ne cilen periudhe te shtatzanise eshte i keshillueshem nje udhetim me automjet, relativisht i gjate? Faleminderit.

Ani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani.

Gjatë shtatzënisë është mirë të udhëtohet sa më pak të jetë e mundur. Kjo rekomandohet për të shmangur tronditjet e vazhdueshme qoftë edhe të gropave ku shkelin rrotat e automjetit, frenimet e herë pas herëshme si dhe emocionet që shkakton jo rrallë udhëtimi me automjet dhe që mund të kenë pasoja direkte apo indirekte, tek zhvillimi normal i shtatzënisë.

Nëse udhëtimi duhet të kryhet pa tjetër, rekomandohet që; gjatë udhëtimit të kryhen ushtrime të thjeshta për shpirje dhe qarkullim të gjakut duke lëvizur duar, këmbët, belin dhe qafën apo shpatullat, cdo 2 orë të ndalohet për clodhje duke kryer ushtrime për shpirje dhe qarkullim të gjakut.

Në muajin e fundit, rekomandohet që absolutisht nuk duhet të udhëtohet me automjet.

/komuniteti