Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pelcitje gjate lindjes

Fillimisht te pergezoj se jeni nje gjinegologe shume e afte dhe e shpejt ne pergjigje. Une gjate lindjes kisha pelcitje ne vagine, sa kohe perafersisht sherohet dhe a mund te kem marredhenie seksuale?

Erita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erita.

Plagët e vaginës gjatë proçesit të lindjes, mund të shkaktohen vetë (në mënyrë të pakontrolluar) ose nga asistenti i lindjes kur ai e gjykon të arsyeshme për të ndihmuar daljen e fëmijës sa më mirë. Në mungesë të ndonjë infeksioni pasoperator (pas qepjes, suturimit), plagët e vaginës shërohen brënda rreth 10 ditëve.

Unë rekomandoj që raportet seksuale pas lindjes, çifti t’i rifillojë pasi të jenë pastruar rrugët e lindjes nga lohjet (sekrecionet 45 ditore të pas lindjes). Mirë është që në rifillimin e raporteve seksuale të përdoren kremra lubrifikant, për të shmangur seksin e dhëmbshëm.

/komuniteti