Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Majat e gjoksit

Pershendetje doktoreshe Mimoza! Jam 25 vjec dhe jam e shqetesuar per mungesen e majave te gjoksit. Cfare me rekomandoni te bej ne kete rast? Ju faleminderit shume.

Arlinda Semili (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arilinda

Nëse thithkat janë të vogla e të pa formuara dukshëm, mund të ndihmohen për të dalë me anë të masazheve. Me dy gishta kapet thithi dhe përdridhet, një herë në një krah e një herë në krahun tjetër, rreth 15-20 në ditë. Shtrëngimi dhe përdredhja nuk duhet të jenë të dhëmbshme.

Të uroj gjithë të mirat.

Sara Demiri (11 vite më parë)
Pershendetje znj.Mimoza! Pasi lexova komentin qe kishit bere pak me lart. Doja qe tju pyesja pak... Ato 15-20 jane min apo 15-20 here ne dite??? Une jam 21 vjec tani dhe jam shatzane ne muajin e 4 dhe nuk kam thithka fare... Sa mund te zgjasin dalja e thithkave duke ju bere masazhin qe thate mesiper?
Arlinda Semili (13 vite më parë)
Pershendetje ! Ju shqetesoj edhe njehere! Ka dy dite qe ndjej nje dhembje te lehte ne gjirin e majte, duket sikur me pershkon edhe nje therje e lehte nganjehere (por jo shqetesuese). Para 3 javesh ju kam pyetur per majat e gjoksit ku me sugjeruat masazhin me lart. Te them te drejten nuk e kam aplikuar sepse thithkat nuk jane te formuara e perkundrazi shpeshhere ve re qe me formohen si drecka (si qeliza te vdekura) ne ate zone, pra aty ku i takon te jete maja. Mundohem ti pastroj kur zbuten ne dush. Hera e fundit qe i pastrova ishte te dielen ne darke e pikerisht pastrimi ishte tek gjiri i majte. Mos ndoshta ajo shkaktoi ndonje dhimbje te gjirit? Po keto dreckat qe me krijohen mua jane shqetesuese? Sepse une behem shume merak nga ato? Ju jam shume mirenjohese per sqarimet.

/komuniteti