Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vizita mjekësore gjatë shtatzënisë

Pershendetje Doktorreshe, jam ne fillim te shtatznesise se dyte. Ne shtatzenine e pare gjinekologu i cili me percjelli ate, asnjehere nuk me ka kontrolluar gjinekologjikisht /mendoje metoden klasike as te qafes se mitres po ashtu as dhe shtypjen e barkut apo dic te tille, gjithmone vetem me eko dhe analiza shtese. Kur jam shtrire ne spital per te lindur per here te pare jam kontrolluar ne menyre klasike se sa cm qafa e mitres eshte hapur dhe kjo metode e kontrollit me ka shkaktuar mua psiqikisht shume shume shqetesim dhe dhimbje, mund te them me shume se sa vet akti i lindjes ngase trupat e tuaj nuk mund ti duroje ne trup. Une do te doja te dija nese eshte e mundur qe kjo kontrolle qe mendoje qe eshte esenciale, mund te behet dhe me eko apo dhe hapja mund te dihet ne baze te CTG-se? Ne nje forme mund ekziston mundesia qe kjo kontrolle e tille te mos behet gjate procesit te lindjes? Ju falemnderit.

Alketa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në fillim të shtatëznisë, nuk e nevojshme që vizita mjeksore të kryhet me mënyrat klasike. Ndrësa në proçesin e lindjes, përfshihen edhe vizitat gjinekologjike sepse CSG-ja (kardiotokografia) tregon dhe ndjek rrahjet e zemrës fetale dhe kontraksionet uterine, ndërsa ekografia nuk mund të tregoj hapjen e qafës së mitrës. Është vetëm vizita gjinekologjike e cila tregon se sa është hapur qafa e mitrës dhe nivelin e vendosjes së kokës fetale.

Alketa, nuk duhet të shqetsohesh për dhëmbjet e vizitës gjinekologjike. Sot ekzistojnë preparate, të cilët e lehtësojnë dhe e bëjnë të pa dhëmbshëm ekzaminim gjinekologjik.

/komuniteti