Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhja e gjirit

Përshëndetje! Jam ne moshën 35 vjeçare, kam një fëmijë një vjeçar, te cilin vetëm muajin e pare e kam ushqyer me qumësht gjiri, pas infeksionit te gjirit foshnjës ja kam ndërpre gjidhenjen, pas një muaji te lindjes se foshnjës dhe ndërprerjes se gjirit kam përdorur Bromergon vetëm 5 dite dhe kam marr injeksione. Gjiri qe një vite me rrjedhe kam menduar qe është normale, pas vizitës se bere te gjinekologu para një muaj me tha se me këtë rrjedhje te gjirit nuk ke shanca te mbetesh shtatezene sepse ke ngritje te hormoneve, ku me udhëzoj qe te marr Bromergon 2 x 1 për dy jave rresht, te cilat i kam përdorur për dy jave dhe me është ndalur gjiri, (nuk me ka rrjedh gjiri), para dy dite ka filluar te rrjedh gjiri perseri, kam shkuar prape te gjinekologu i cili me ka udhëzuar qe te vazhdoje te marr edhe dy jave rresht Bromergon 2 x1 ditë. Kërkoj qe te me informoni a do te me ndalohet rrjedhja e gjirit pas përdorimit te Bromergonit dhe si pasoje e kujt është ngritja e hormoneve?

Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina.

Mendoj që rrjedhja e gjirit do ndalojë me përdorimin e Bromergonit, pasi ai është preparat që ul nivelin e prolaktinës në gjak. Prolaktina është hormone, që nxit ardhjen e qumështit të gjirit. Niveli i tij në gjak mund të rritet, si pasojë e mosfunksionimit të mirë të nxitësve që prodhohen nga gjendrat e hipofizës. Mjeku që ka dhënë këtë mjekim është më se i saktë, në rezultatin e përdorimit të tij.

Me stabilizimin e nivelit të prolaktinës, shanset për shtatzëni janë të pranishme.

Nena sumejes (8 vite më parë)
Erida, une ashtu kam hec me vajzen ka qen dy vjecare kur vendosa ta vendos ne shtratin e saj . A din qfar te duhet vetem vendosshmeri dhe jo kthim prpa shummme durim. Une javzen shume te ndoshme beso u zgjojke naten qajke pse e kam len ne shtrat por nese vendos ji shume kembengulse edhe pse zgjat ndoshta 10dite dy jave por mos u dorzo se femijes po ja mesove kete stilin dy tre dite vetem pastaj prpa e afron vetem se ai te njeh se ti sje e vendosur dhe ke kuhatje edhe ashtu femija behet ne jete i luhatshem. asgje ske pune tketer perveq durim dhe vendosshmeri naten e pare vendose ne shtrat le te qaj 10-15min naten tjeter leje me shume te qaj, po pastaj prpa merre mbas nje jave mos tolero kendoji perqafoje i fol se ai te kupton .
Erida Esmeralda (12 vite më parë)
ju lutem po ndonje keshill per ne qe i kemi mesuar ne krevat dopjo po tani duam ti heqim dhe e shte shume e veshtire,une personalisht e kam djalin 20 muajshdhe fle me mua dhe burrin dua ta heq po sa e coj te krevati tij qam shume fare kam shume muaj qe nuk e kam provuar tani

/komuniteti