Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam shtatzene 5 javeshe

Isha te hanen tek mjeku dhe me tregoi se jam shtatzene. Mirepo, une jam e ftohur, qe 3-4 dite dhe sot kam bere me mire. Mjeku me tha se nese paraqitet gripi ne shtatzeni eshte rrezik per bebin se mund te lind bebi me anomali. Une kerkoj pergjegjie nga ju. Jam nga Kosova.

Melihate (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melihate.

Ka plot nëna shtatzënë që kalojnë viroza të stinës, ashtu siç ke kaluar ti. Nuk mendoj se nga kjo gjendje gripale, fëmija të lind me anomali.

Pasi të të kaloj plotësisht gjendja gripale, të rekomandoj të bësh një analizë që quhet TORCH, për të parë nëse ke të pranishëm ndonjë nga infeksionet, që mund të influencojnë në një anomali të mundshme fetale.

/komuniteti