Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne cilin muaj paraqiten antitrupat?

Pershendetje doktoreshe, ju pergezoj per punen e pa lodhshme qe e beni per ne, pyetja ime eshte kjo: Une jam ne javen e 23 te shtatzenise dhe kam grupin e gjakut A negativ, per çdo muaj kam bere analizen per antitrupa, por deri me tani me kane dalur negativ, a e kam kaluar fazen e rrezikut ende apo ka mundesi qe te me paraqiten edhe me vone, apo ne cilin muaj egziston rreziku me i madh te paraqiten?

Valjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valjeta

Nëse nuk ke lindje të mëparshme, analiza për antitrupa rezulton gjithmonë negative.

Rekomandohet që në javën e 28 të shtatzënisë, gruaja me grupin e gjakut negativ të bëjë imunoglobulinën Rh. Duhet patur parasysh që imunoglobulina e rradhës, të bëhet brënda 72 orë pas lindjes për të parandaluar izoimunizimin.

Të uroj mbarësi.

Lira V (11 vite më parë)
Pershendetje jam ne javen e 13 te shtatzanis dhe kam grupin A negativ,a duhet te dihet patjeter edhe grupi i bashkeshortit,sepse gjinekologia me tha qe nuk ka nevoj.

/komuniteti