Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jashte mitres

Miredita doktoreshe, para 2 jave jam operu sepse kam pase nje shtatzani jashte mitres, mjeket me kane thene qe nje kanal e kam pas te shtrember, femija ka qene 3 milimetra larg mitres, jam e martuar qe 5 vite a mundet me ndodh prape me mbet jashte mitre, pasi kanalin e demtuar ma kane rregullu po une prape po frikohem qe po mbes jashte mitre qfare me keshilloni, ju faliminderit per mirekuptim.

Qendresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qëndresa.

Si fillim të këshilloj që rreth 6-të muaj, të kujdesesh për të mos mbetur shtatzënë. Pas kësaj kohe, duhet të bësh HSG (histero-slapingo-grafi), ekzaminim që tregon gjëndjen e tubit që ke.

Uroj, që shtatzënia e rradhës të jetë normale.

Arjeta Aliu (13 vite më parë)
qendresa si mund te kontaktoj me ty

/komuniteti