Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi gjatë shtatzënisë

Jam shtatzene ne javen e 8, para 10 ditesh isha te mjeku me tha qe nuk shoh shtatzeni te ju, une isha e ftohur, me tha vec qe je me grip. Para 3 ditesh e bera testin me doli pozitiv, ndersa mjeku me tha qe nuk jam. A mund te jete rrezik per beben qe kam qene me grip?

Nera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nera, shumë gra kalojnë gjëndje gripale gjatë shtatzënisë. Në rastet tepër ekstreme, kur shkalla gripale është më të vërtetë shumë e rëndë, mundet që të influencojë në ecurinë e shtatzënisë. Gripi sezonal, nuk influencon në ecurinë e shtatzënisë.

Unë mendoj që në rradhë të parë, duhet të vlerësosh gjëndjen tënde. A je apo jo shtatzënë? Përgjigja përfundimtare merret nga ekzaminimi me ekografi.

/komuniteti