Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme gjatë shtatzënisë

Tung doktoreshe, desha te pyes, jam ne javen e gjashte te shtatzenise mirepo nuk kam te vjella perpos gjinjeve te tendosur dhe nje marramendje te lehte qe e kam edhe normalisht ndonjehere, a eshte kjo normale? Flm.

Elza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E dashur Elza.

Edhe tek ty, tashmë kanë filluar të ndihen disa ndryshime të organizmit tënd. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. E kam thënë edhe tek përgjigjet e tjera rreth këtyre problemeve se, jo të gjitha ndryshimet, çfaqet tek çdo grua shtatzënë.

P.sh., ti mund të mos kesh të përzjerra apo të vjella gjatë gjithë tremujorit të parë të shtatzënisë, ashtu siç ke tensionim të gjirit apo marramendje të lehtë.

Shkaqet e paraqitjes apo mos paraqitjes së këtyre ndryshimeve, përveç tentativës për përgjigje, janë gjithnjë objekte diskutimi midis mjekëve.

E rëndësishme për ty është se, shqetësimet që ankon janë normale. Një ekzaminim ekografik, është mirë që të bësh rreth javës së 7-të, për të vërtetuar se shtatzënia vazhdon normalisht.

/komuniteti