Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia

Pershendetje e nderuara doktoreshe. Une kam hek ciklin e fundit me 23 dhjetor te vitit te kaluar dhe kisha pas mbet shtatzene dmth nuk kam dite qe jam shtatzene, tash e bera nje ultraze te mjeku dhe me tha nuk po shoh qe je shtatzene kur ma beri testin dola shtatzene dhe me tha qe je 7 javeshe. Pyetja ime eshte se qysh me ultraze nuk me hetoi qe jam shtatzene e me trajtoj si shtate javeshe a eshte e mundur qe 7 javeshe te mos shihet beba ne ultraze? Sipas jush ne cilen jave shihet beba ne ultraze? dhe me tha se vec sa ka hyre ne miter. Te lutem me trego pres pergjegjen tende sipas mendimit tend ne cilen jave jam, te pershendes shuuume.

Bina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bina.

Kontrolli i parë me ultrazë, bëhet sapo mbaron java e parë, pas ditës së pritshme të fillimit të menstruacioneve të rradhës. Ky kontroll bëhet për të vërtëtuar shtatzëninë, pavarësisht rezultatit të testit apo shenjave të tjera. Gjatë këtij ekzaminimi mjeku kontrollon dhe vlerëson edhe shumë tregues të tjerë, që kanë të bëjnë me ecurinë e shtatzënisë.

Nëse cikli i fundit menstrual të ka përfunduar në datën 23 dhjetor, me përafërsi, sot ti ndodhesh në mesin e javës së 9-të.

/komuniteti