Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumi i kripës dhe piperit të zi gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe e nderuar, jam 22 vjeçare, jam ne muajin e gjashte te shtatzenise...edhe para se te ngelem shtatzene kam konsumuar kripen dhe piperin e zi, dmth preferoj ushqimet e njelmeta dhe pikante. A ndikon keq kjo ne beben time? Pres pergjigje nga ju...faleminderit.

Jehona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jehona.

Gjatë shtatzënisë, ushqimet duhet të konsumohen në mënyrë të ekuilibuar si në sasi ashtu edhe në cilësi. Kjo do të thotë se cilësia dhe sasia ushqimore e ekuilibruar, janë të domosdoshme për shëndetin e gruas shtatzënë dhe të bebit që po rritet tek ajo.

Konsumi i tepërt i kripës, ndikon në shtimin e ujrave të organizmit. Kjo gjendje çon në enjtje të këmbëve dhe mbipeshë. Kontrollimi i peshës gjatë shtatzënisë është shumë i rëndësishëm, pasi një rritje e pakontrolluar mund të shkaktojë probleme si diabet, hypertension etj. Gjatë lindjes, është i rrezikuar proçesi i tij.

Ushqimet pikante ku bën pjesë edhe piperi, nuk kanë influencë direkte tek bebi. Por prishja e konfortit të organizmit duke filluar nga fryrja e aparatit tretës, sikleti në stomak e deri tek acarimi i hemorrideve do të influencojnë në ecurinë normale të shtatzënisë. Prandaj rekomandohet, që përdorimi i ushqimeve pikante të jetë në kontroll duke mos e tepruar më konsumin e tyre.

Uroj ecuri normale të shtatzënisë.

/komuniteti