Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet IgG pozitiv gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe desha te ju pyes jam shtatzene ne javen e gjashte bera nje echo mire eshte zhvilluar, kurse testi TORCH me doli pozitive ne Rubeolla IgG dhe dhe cytomegalovirus IgG pozitive, te tjerat negative, cfare eshte rreziku dhe cfare me preferoni te perdore?

Drenusha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Drenusha.

Për infeksionet e rubeolës dhe citomegalovirusin, testi IgG pozitiv tregon që i ke kaluar këto infeksione. Efektet e tyre tek nëna dhe fetusi, janë minimale ose nuk janë fare.

Në këtë rast nuk është e nevojshme të marrësh trajtim të veçantë por, duhet të jesh në vazhdimësi nën kontrollin mjeksor për të parë ecurinë e shtatzënisë.

/komuniteti