Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i kompjuterit dhe laptopit gjatë shtatzënisë

Mirembrema doktoreshe. A eshte i rrezikshem laptopi gjate shtatzanise?

Yllka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara znj. Yllka.

Shumë studime janë kryer për të vlerësuar ndikimin e kompjuterave, gjatë shtatzënisë. Deri më tani, nuk ka rezultate të qëndrueshme dhe të argumentuara mbi influencën e tyre në ecurinë e saj.

Argumenti mbi valët elektromagnetike, edhe mund të jenë baza e këtij diskutimi. Kjo sidomos për laptopët, që përdorin internetin në formë vale.

Në këto kushte mund të thuhet se përdorimi i kompjuterit dhe laptopit, nuk influencojnë në ecurinë e shtatzënisë.

/komuniteti