Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 31 te shtatzanise. Javen qe kaloi kam pas dhimbje ne bark ne anen e djathte dhe te majten here pas here dhe po mendoja se ndoshta jane normale. Nje nate vone me kapi dhimbje te forta ne anen e majte dhe ne pjesen e shpines dhe me mbajti gati 1 ore cdo 5 min me pushonte pastaj me kapte prap. Bera kontroll tek spitali dhe me thane se kisha gjak ne urine dhe infeksion, me thane te perdore amoxicilin. Monitoruan rrahjet e zemres se bebit dhe levizjet e tij dhe thane qe eshte ne rregull. Jetoj ne Angli dhe nuk me bejne eko. Heren e fundit qe kam bere eko ka qene ne javen e 19. A mund te me thoni a eshte me rrezik dhe a mund te kem lindje te parakoheshme? Dhe cfare kontrolli mund te bej qe te jem e sigurt se jam e shqetesuar. Me fal se e zgjata pak, por tek ju kemi mbeshtetjen me te madhe. Ju falenderoj per pergjigjen.

Nida 09 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Amoksicilina dhe disifektantët urinar të tipit të negramit, janë gjërësisht të përdorur për mjekimin e infeksioneve urinare.

Përdore mjekimin e rekomanduar, Nida. Gjithashtu të rekomadoj të konsumosh lëngje frutash, për të shplarë rrugët urinare.

Përderisa nuk paraqet kontraksione uterine, nuk është i domosdoshëm kryerja e ekografisë.

/komuniteti