Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tromboza ne shtatzeni

Pershendetje doktoreshe desha tju bej nje pyetje, me pas trombozen ne gjak a mundet njeriu me mbet shtatzene dhe cfare rreziku paraqet gjate shtatzanise edhe a mundet qe femija me lind me te meta? Flm shume.

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Në kushte të vecanta, gjaku ka tendencë të koagulojë. E thënë ndryshme, të formojë trombe. Midis shumë arsyeve, edhe për këtë veti të gjakut, gratë që kërkojnë të fillojnë shtatzëni u rekomandohet të bëjnë analizat e gjakut komplet.

Nëse gratë janë të predispozuara për koagulim të gjakut, trombozë, ato trajtohen nga mjeku specialist hematolog. E mira është, që shtatzënia të fillohet në kushte optimale, dhe specialisti hematolog të ndjekë deri në lindje gratë që paraqiten me rrezik të lartë për të formuar trombozë.

Në këto kushte, është e mundur që gratë të mbeten shtatzënë dhe të lindin fëmijë të shëndetshëm.

Lexuesja (12 vite më parë)
Përfundimi, kurgjo hiq. Veç sillu pshtillu rreth titullit. Kishe po tregoni diçka.

/komuniteti