Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Bruhi i kerthizes

Pershendetje doktor, kam vajzen e vjeqe para nje viti e kam dalluar nje kokerr mbi kerthize sipas pediatrit ishte bruhi, por me tha qe nuk eshte e rrezikshme dhe ajo duhet te operohet vetem per qeshtje estetike. Pastaj e dergova te kirurgu dhe me tha qe duhet te operohet po s`eshte urgjente tash po kam frike ta operoj dhe po du qe bile edhe nje vit mos ta operoj sepse shume e vogel a ka problem diqka nese nuk e operoj urgjent? ju lutem me ktheni pergjigje! Te gjitha te mirat.

Arta 123 (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Përshëndetje zonja Arta.

Hernia umbilikale, ose shembja (bruhi) i kërthizës, është një anomali e lindur tek fëmijët. Ajo nuk duhet të operohet deri në moshën 4 vjeçare, sepse është parë shërimi spontan në shumicën e rasteve. Por, nëse ky defekt persiston në këtë moshë, operacioni është i pashmangshëm. Urgjente nuk është, por ka një moment ku gjendja mund të përkeqësohet, e kjo është kur hernia inkarcerohet. Pra, në defektin e kësaj pjese të murit të barkut futet një përmbajtje nga organet e brendshme të barkut (më së shumti zorrët). Në këto momente pacienti ndjen dhimbje të forta, të menjëhershme, të shoqëruara me të vjella dhe vendi i fryerjes bëhet i fortë dhe mund ta ndryshojë ngjyrën në të errët. Në raste të tilla duhet të alarmoheni, edhepse po them që ndodh shumë rrallë. Përcjelljen e fëmijut tuaj zonjë e nderuar duhet ta bëjë padyshim kirurgu pediatrik.

Përshëndetje Dr Dëfrimi

Arta 123 (11 vite më parë)
Flm shume.

/komuniteti