Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Testikujt e bebit

Dr, bebi im ka lindur i bere gjysem synet po ashtu testikujt i ka te ndara jo krejt te bashkuar, cfare mendoni ju? Jam shume e brengosur.

(8 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Zonja Ana, siç e përshkruani ju, djali juaj ka hipospadi me skrotum bifid. Dmth qesja e herdheve është e ndarë në mes dhe aty ndodhet edhe penisi, i cili nuk është mirë i zhvilluar dhe vrimën e ka jo në maje, por më poshtë. Zakonisht këto raste janë të rënda, por për të qenë të sigurtë në vlerësimin tonë, duhet ekzaminuar djalin tuaj. Operacioni shpesh konsiston në dy akte.

Me nderime dr Dëfrimi.

/komuniteti