Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Rreth operimit te vesheve te hapur

Pershendetje, kam djalin 9 vjec dhe veshet i ka te hapur nga ana e fytyres dua tia bej operacion, a eshte mosha e duhur dhe a mund te kete probleme pas operacionit nese po ku mund te drejtohem tek te cilet mjek? Flm.

Rona Krasniqi (7 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Ju sigurisht jeni e informuar se operacioni eshte plastik - estetik d.m.th. qe ka te bej me dukjen e jashtme te femiut tuaj pasi qe rregullon proporcion e vesheve ne raport me fytyren dhe koken, por njeherit ka ndikim edhe ne zhvillimin psikologjik te tij.

Pas moshes 5 vjecare pasi kartilago e veshit eshte e mireformuar dhe eshte e gatshme per korektim mund te behet intervenimi ne lapren e veshit ose Otoplastika.

Une duke qene Kirug i femijeve edhe pse nuk operoj protruzionin e vesheve por operoj cdo dite femije qe vuajne nga semundje te ndryshme me duhet te ju them se cdo intervenim edhe ai me i vogli ne dukje mund ti kete komplikacionet e veta, por kete ju sqaron kirurgu i cili do te kryej intervenimin qe mund te jete specialiste nga Kirurgjia Plastike ose nga ORL te cilet jane te shumte dhe te suksesshem ne punen e tyre.

Me respekt,

Dr Ardian I.Shefkiu

Kirurg i Femijeve

/komuniteti