Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Kanali i mbyllur i lotit

Pershendetje. Djali im ka kanalin e lotit te mbyllur dhe eshte 13 muajsh. Disa thone qe duhet me ja hap me nderhyrje kirurgjikale pa mbush vitin por une e kam cu 11 muajsh te doktori i syrit dhe me ka thene qe eshte i vogel me ja hap se eshte e dhimbshme... Cfare te bej te lutem me trego. Pergjigja juaj ka shume vlere per mua. Cfare duhet te bej te coj e tja hap apo deri kur me e lan keshtu? Ju pershendes.

(4 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Mbyllja e kanalit te lotit tek femijet eshte nje semundje e shpeshte dhe ne shumicen e rasteve nuk kerkon trajtim te vecante, por duhet trajtuar me antibiotik local pasi qe shpesh rrjedh sekret i verdhe qelbezues me ere si pasoje e infeksionit.

Rekomandohen masazha siper kanalit te lotit te cilat ne shumicen e rasteve japin rezultat, por ne raste te veqanta behen incizimet e nevojshme fluoroshente dhe fotografimet radiologjike para se te indikohet nderhyrje, qe mund te jete minimale invasive me sonda te vecanta qe realizohet ne anestezion te pergjithshem per ta hapur ate gje qe realizohet nga ana e specialisteve te semundjeve te syrit - Oftalmologeve.

Prandaj per te mare pergjigjen e duhur ju udhezoj te kontaktoni nje Oftalmolog.

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve

/komuniteti