Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

A duhet bere synet edhe pse ne urine ka bakterien escheria coli?

Miremengjes i nderuar, Kam djalin 3 vjet e 10 muaj. ne periudhen kur ishte 4 muaj iu shfaq bakteria eserihia coli ne urine. kemi provuar me antibiotiket me te forte qe ti hiqet (derisa filloi te marr dhe antibiotik me infuzion neper vene) por sic e dini se kjo bakterie eshte shume rende per tu hequr.qe nga ajo periudhe djalit sa here qe ia bejme analizat, ajo bakterie figuron.tani ka filluar te behet rezistente te te gjithe antibiotiket.kemi filluar me homeopat dhe kemi gjetur pak sherim.me pare djalit duheshte tja pastroj koken e penisit shume here ne dite dhe perseri kishte probleme me urinimin. tani qe perdorim keto lloj barnash bimore, djalit i hiqet lekura nga koka pa probleme por, kur bejme urinokulturen, bakteria perseri figuron.kemi bere ekografi te veshkeve, nuk ka depertuar te veshtet bakteria. pyetja ime eshte, a ben ta bej synet edhe pse ka kete lloj bakterie? kam pyetur te gjithe mjeket ne maqedoni. disa thone beje e disa thone jo! sdi si te veproj? une dua ta bej synet pavaresisht bakteries qe ka sepse u pervelua djali me lloj lloj terapishe, pamvaresisht qe e pastroj cdo dite me lloj lloj tretmanesh dhe perseri nuk mund te urinoje sic duhet, i djeg dhe qan. a eshte rrezik te behet synet me kete lloj diagnoze? Ju falenderoj. dite te mbare

Dashurije Isejni (7 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

E kuptoj shqetesimin tuaj por paraprakisht me duhet te ju sqaroj ne lidhje me infeksionin urinar dhe me pas te ju udhezoj per trajtimin e metejme.

Escheria coli eshte bakterie gram negativ dhe ekzistojne disa grupe dhe forma te saj dhe eshte shkaktari me i shpeshte (mbi 65 %) i infeksioneve urinare te te gjitha moshat, por ne rast se takohet ne moshat e vogla sic eshte rasti i femiut tuaj duhet hulumtuar me seriozisht arsyen e ketij infeksioni.

Escheria coli sot perben nje sfide ne trajtimin e saj edhe ne vendet me te zhvilluara pasi qe shtamet e saj po krijiojne rezistence ndaj antibiotikeve ne vazhdimesi pamvaresishte trajtimeve agresive qe po i behen.

Ekziston nje semundje qe quhet Refluks vesicoureteral qe karakterizohet nga kthimi i urines nga fshikeza urinare ne drejtim te veshkave qe shoqerohet me infeksion te shpeshte urinar prandaj gjeja e pare qe duhet te beni eshte te perjashtoni kete semundje ose diagnostikoni ate.

Cdo femije por sidomos i gjinise mashkullore qe kalon me shume se tri here infeksion urinar duhet bere nje incizim radiologjik qe quhet cistografi mikcionale e cila verteton ose perjashton refluksin qe sipas pershkrimit qe po beni ju mund te jete present ne rastin e femiut tuaj.

Prandaj ceshtja te behet synet ose jo nuk perben ndonje problem qe duhet menduar shume, te behet sigurisht eshte me mire pasi synetia per dhjetra here ul mundesine e infeksionit.

Por para ose edhe pas synetis gjithesesi te kontaktoni Pediatrin - nefrolog dhe Kirurgun e femijeve per te perjashtuar Refluksin vesicoureteral qe mund te jete shkaktari i infeksionet urinar te femiu juaj.

Me respekt,

Dr. Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve

Klinika e Kirurgjise se Femijeve

QKUK Prishine

/komuniteti