Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Rreth testisit te djalit

Kam djalin 4 vjeqar nuk di a ka lind apo ja kane ndrydh ne qerdhe nje testis, e ka ne qese tjetra se ka hiq ne qese, me bere masazh i afrohet ngat penisit po i rri nalt dhe eshte me i vogel, cka duhet me i bere femijes a do te kete pasoja ju flm per lexi? nena e brengosur!

Leona Lona (3 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

sipas asaj qe thoni ju femiu juaj ka te bej me retenc te testist qe njihet ne gjuhen mjeksore, qe do te thote se testisi nuk ka zbritur ne qesen skrotale por ka ngelur ne kanalin inguinal ose ne dalje (unazen e jashtme)te tij.

Shumica e rasteve te tilla per te mos thene te gjitha kerkojne nderhyrje kirurgjike dhe trajtohen nga ana e kirurgut te femijeve.

Koha me e pershtatshme per intervenim kirurgjike eshte nga viti I pare deri ne ate te dytin te jetes per te qene rezultati sa me I mire, por shpesh here edhe ne raste te vonuara keta testis edhe pse jane hipoplastik ose jo mire te zhvilluar pas intervenimit zhvillohen mjafte mire si nga ana strukturale ashtu edhe funksionale.

Mos trajtimi ndikon jo vetem ne sterilitet por ne moshen mbi te dyzetat mund te shkaktoje edhe semundje malinje.

Per me shume informacion rreth kesaj semundje lexoni artikujt e mehershem ku kam shkruar me gjeresisht.

Per te vertetuar dhe saktesuar diagnozen pasi qe ka disa klasifikime te kesaj semundje duhet qe femiu juaj te vizitohet nga ana e Kirurgut te Femijeve ne Kliniken e Kirurgjise se Femijeve ne QKUK.

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve