Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-logopeden

A duhet derguar te logopedi?

Kam vajzen 2 vjet e dy muaj flet shumm pak fjal nje koh filloj te fliste kogja do fjal tash edhe ato qka i dike si flet ma vetem nat gjuhen evet e rrall najher naj fjal aty ketu e shqipton mir me kuptu kupton krejt qka i thom shkon e ben mirpo me fol shummm pakkkk jemi shum te shqetesum dr na tha deri ne moshen tri vjet si nuk ka permisim duhet mar masa me dergu tek logopedi

Ada Rejana <3 (12 muaj më parë)

Arta Abdullahi - Logopede
Logopedja përgjigjet
Arta Abdullahi

Përshëndetje e nderuar.

Në moshën 2 vjeçare e 2 muaj fëmija duhet të ketë fjalor shumë më të pasur të fjalëve. Fëmijët përdorin kombinimet 2 fjalëshe në fjali primitive që reflektojnë fillimin e gjuhës së vërtetë. Në këtë situatë ka shumë rëndësi e folura e të rriturve, modeli dhe cilësia e të folurit të tyre. Andaj, ju keshilloj qe sa më parë të konsultoheni me logopedin.

Ada Rejana <3 (12 muaj më parë)
Faleminderit shumm shum

/komuniteti