Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-logopeden

E folura te djali

Pershendetje. Djali ne gusht i mbush 3 vjet eshte nje femij shum i levishem gjate gjithe kohes eshte ne levizje rralle her ndodh qe te qendroj me shume se 5 min ulur,kupton cdo gje qe i themi apo ndodh pereth por ende nuk ka filluar te flasi disa fjale i ka thot mami, babi, te dua, treni, busi, dhe vetem gjera te pakuptimta thot ne gjuhen e vet nuk ndalet,, do doja te dija sugjerimin tuaj ta drejtoj ne specialist pasi qe jam ber merak apo me kohen do te filloj qe te flas...?

Momm Of Two Boys (8 vite më parë)

Arta Abdullahi - Logopede
Logopedja përgjigjet
Arta Abdullahi

Përshëndetje e nderuar

Ju këshilloj të konsultoheni me logopedin apo psikologun të dergoni femiun në vizite për arsye është e nevojshme me pa femiun se ne çfarë niveli është i zhvilluar kontakti, bashkeveprimi, dhe zhvillimi i gjuhës dhe i komunikimit.

Për arsye se në moshën 3 vjeqare fëmijet rritin ndjeshëm kuptimin e fjalëve,emërton objekte dhe pjesë të trupit, përsërit një fjali të thjeshtë, përsërit dy-tre shifra, kurse nga ana perceptimet fëmijët interesohet për muzikën, televizorin dhe filmat.

Momm Of Two Boys (8 vite më parë)
Faleminderit shum shum. Ju pershendes

/komuniteti