Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Bebet e dyta..Ju si e mendoni??
Nena si jeni si i keni bebushat?? Mu djali mi ben 3 muj me 31 e marshalla shum mir eshte e i qet..kur i keni pas bebet e dyta ju dhe si jeni ndje pas lindjes a e keni pas edhe ju mall per shtatzanin per ditet e para te lindjes ?? Un cuditem se kam nje njenj shum te madhe per shtatzanin e me merr malli per ditet e para te paslindjes..me duket po du prap nji bebe tjeter e cuditem pse nuk trembem me nji bebe kaq te vogel e jetoj vetem me burr??? A thu eshte kalimtare a po me rritet deshire perdit per bebe tjeter?? Ju si e mendoni kur eshte koha per nje bebe tjeter ?? Edhe burri ma ka shpreh kte deshir per bebe tjeter se edhe aj eshte i gatshem por un pavaresisht deshires qe po ndjej nuk dua ti hek vemendjes djalit se hala eshte i vogel
Boa Shq (6 vite më parë)
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Pranvera edhe une kom qef diku 3-4-5 vjet diference femijet, sepse edhe behen pak te pavarur e presin vellaun/motren me pa durim, dijne si te sillen me te, nuk e lendojne, si dhe kur te rriten do te marin mesim gjithmone dhe keshilla nga vellau/motra me e madhe qe kane pervoje.. keshtu jemi une dhe motrat e mija me beso shume me kan ndihmu rreth vajzes me keshilla sepse ato tani i kane femijet me te medhenj e per cdo gje qe nuk kam njohuri apo mbes keq i telefonoj sepse mami tani thote nuk di une tani si i rrisni ju femijet ne ndryshe ju kemi rrit hahaha... e kur po jane femijet me diference te vogel ne moshe deri sa rriten disa nuk kalojne mire mes veti, kapen per lodra, ushqim etjj.. shume lodhje per nenen ...
Jona Thaqi (6 vite më parë)
Boa, un per veti kam qef mi pas 3 femije. Ne shkurt kam me lind, djali mi bon 5 vjet ne qershor. Per mendimin tem qdo 5 vjet eshte me mir me pas nga nje lindje qe mos mi lon heret femijet per shkak te shendetit. Djalin e madh ekom lind 24 vjet tash ket dytin kismet prej zotit e lindi 29 vjet edhe njo kam qef me lind kur ti boj 34-35 vjet ahahhaha e ty tkisha preferu mi nis shtatezanit pak ma rralle te pakten 3 vjet diference te pershendes
Le L 4 (6 vite më parë)
Hahaha Boa pom qeshet sepse edhe une per kete arsye e kam bere para ca diteve ketu ne portal pyetjen Diferenca mes Femijeve , thash ti marr mendimet e nanave. Edhe une e kam mendimin qe me fillu sa me shpejt nje bebe, mos mi lan me diference te madhe, sepse kur ta menoj qe sapo tia heku pampersin, sapo te rahatohem ne gjumin e nates, vjen bebi tjeter ku duhet fillu me keto gjana, me mire nje lodhje per dy bebe per nje kohe. Por te shohim edhe pak haha. Edhe bashkeshorti im e ka shpreh deshiren qe me fillu nje bebe tjeter. Si te jete Caktimi Zotit
Bebi Bebushi (6 vite më parë)
Boa as mos mendo dy her nese je e forte fizikisht fillo tjetrin meniher normal mendoje edhe anen financiare dy fmi tvegjel kan hargjime shume qe i ke kto dyja mos e humb rastin.
Boa Shq (6 vite më parë)
Shum flm nena..per momentin po e mbaj per vete kte ndjenjen e shohim pak me von qe kur ti ndaj gjoksin kti te kerkoj nje bebe tjeter me ndihm te zotit..
Ina 86 (6 vite më parë)
Nese ske ndermend te punosh /ti kthehesh punes nise tjetrin e rriti te dy njeheresh e pastaj mendon dicka per veten,,,une i kam 3 vjet e 9 muaj diference ,e kam shijuar djalin ne maksimum gjithashtu dhe shtatzanine me vajzen ,ama gjithesesi mendoj se duhet ta kisha bere me heret vajzen se kohe e humbur ,,,gjths si ta kete bere emer zoti :)
M N (6 vite më parë)
Boa qe une me pervoj me dy fmi kshtu afer njeri tjetrit. Kur kom mbet shtatzan dmth menjeher si e kom kry lehonin ohh shume mka ardh pa prit edhe sigurisht as qe jom kon e gatshme shume u pata merzit gjithmone kur e vnojsha djalin n gjum mu dhimke shpesh qajsha thojsha ka me lon krejt anash mirpo qka me bo ashtu zoti ka dasht dhe u dasht mu pajtu ,falenderoj Zotin qe sjom kon vetem sepse shume fshtir eshte me dy pat ndihmu dikush deri sat rriten pak, e kom cek shpesh her naper komente mirpo tash pak qe jon rrit pe kom ma leht edhe pe shijoj shume kohen me ta dhe e falenderoj Zotin qe mka beku me dy fmij te shendosh . Ty tkisha sygjeru me prit edhe pak sat rritet djali se sigurisht e ndjen mungesen tende nese behet edhr tjetri fmi,djali im e ka ndje mungesen time edhe pse cdo moment jom mundu me kon me te si per me vnu ngjum si per me pastru si per me ushqy jom mundu me kordinu kohen qe mja kushtu te dyve mirpo ajo mungesa edhe ajo xhelozia ekziston dhe fmiju e ndjen e perjeton pastaj sdi si ta shpreh e behet edhe me fshtir per prindin. Ta kesh me shendet e jet gjat djalin dasht Zoti te fal edhe fmij tjer te shendosh.
Boa Shq (6 vite më parë)
Hshahahaha mije ndoshta ashtu ka me ndodh e ka me mu largu meraku per nje koh por sinqerisht shpresoj te mos kaloje shum koh se e kam ven re se shum pertojn tja fillojn kur kalojn vite..me mir me nje te nxeht me i kry..me ikyt ndjenj qe kam sdo e pres 1 vit..hshaha
Majlinda ... (6 vite më parë)
Boa une dy lindjet i kom pas per 2 vjete normal qe kom hjek mirpo me duket aq shpejte jane rrite se di si kane qene te vegjel tash mbas 6 viteve jom shtatzabe ne femiun e 3-te por teper kom hjek ne kete shtatzani edhe shume me e lodhur ma mire them te kisha bere edhe te 3-tin ma heret haahahahsh, kur pauzon edhe trupi dembelavet ahahaahhs...
Mmije R (6 vite më parë)
Brovo Boa e verte esht se ki mall per at koh po djali i vogel ende ka koh ende ri djali nuk ben shere kur do filloj jo e tet shkoj mendja po kur do shohesh naj shtatzan ki me u renqeth haha zoti krejtve ju dhasht
Letta . (6 vite më parë)
Boa kete ndjenj Kam pasur dhe un pas lindjes te par,thosha sa shpejt me shkoj shtatzania,ndjejsha mall per barkun e fryr haha,mandej djali shum shpejt filloj me u rrit thosha o Zott spo muj me shiju sa duhet,mbeta shtatzanin e dyt pas lindjes me vike vshtir me Dy fmit tvegjel beso sme bike mend per bark ma haaha,Tash edhe i treti mu ka bo shum vshtir me mujt me ju pergjigj Tre fmive te vegjel qka tdojn,ishalla veq fmij te shendosh kemi see dy e Tre e me shum Pak zor.
Boa Shq (6 vite më parë)
Haah nena ka mundsi se edhe un kur te rritet bebi pak e mendoj si ju ama per momentin e kam nje ndjenj shum te bukur per nje bebe tjeter por nuk do te tentoj edhe ca koh te pakten se dua tja kushtoj vemendjen djalit tim ne kto fazat e para te jetes e shpresoj mos te me humb me kalimin e mujve.. djali im eshte i qet marshalla pin mir dhe naten zgjohet vetem 1-2 her e fle deri von ne mengjes plus edhe gjat dites flen mir ..ishalla zoti jau run fmit tuj edhe djalin tim ..
(6 vite më parë)
O secila faz e femis e vshtir po tisha vetem me burr e vjehrri kisha ba fmi tjeter sepse lodhesh mirpo lodhesh per fmit e tu, a ne kallabllak koh spot del per vete me pushu e me hekuros rroba tbebit pas 1 jave e le ma me ba fmi tjeter, Zoti na lehtsoft, nese e ndjen veten tgatshme pse jo trriten periher femijet.
Nila 123 (6 vite më parë)
Boa lumja ti sa heret ... Une jom Shtatzane tash mas 4 vjete e tek tash jam Ndi e gatshme , e di qe kom Prit shume po bile e di qe vajza ka Marr vemendjen qe e ka Meritu e kom dasht e kom perqaf e kom Lujt me to gjithe diten e sa here Kom Pas mundsi,nuk ndihna pishmon qe e kom Lon anash neser kur ta lindi bebin tjeter....Por prap jam pishmon qe kom prit kaq gjate ama Prap se Prap ma heret se dy vjet nuk kisha mendu me pas diference fmit e mi
(6 vite më parë)
Boa 14 muje mi ben djali edhe 2 dite vetem hiq sjam e gatshme per nje shtatzani te dyte, edhe pse djalin e kam shume te qet lindjen e kam pas te veshtir e spo ma mban edhe niher me i hi kesaj kenaqesije.
Elina Gashi (6 vite më parë)
Hahaha boa une kur i kujtoj ditet e para pas lindjes me rrenqethet trupi aq te veshtira kane qene. U bene 13 muaj nuk e di nje nate qe kam flejt naten mire. As nuk mund ta paramendoj tani , me von pas 2-3vitesh po . Po te marr lakmi ty per guximin.
Ajnure Bajrami (6 vite më parë)
Haha Boa une vajzen e kam tash 2 muaj , qaq shum pa gjum rri naten sa qe them kurr mo sbaj fmij njeher hahs mashllah ama une them kur ti boje 2 vite ose 1 e gjys ashtu per shtatzanin e dyte.
**mah-babies* * (6 vite më parë)
eh de Vlora kush e ka provu ma beson at ndjenj qe ta rrenqeth trupin.HahHha burri tha nuk shkoj ma se u bana hor,ma shum teste se buk kam ble brenda javes,po prej stresi edhe me shum u vonojshin.
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Hahaha boa prit sa ti ben 8 muaj e te filloj te shkoj zhagas mi shku mbrapa gjithe diten, e te bertet e te qaj me ja plotsu deshirat ndoshta te shuhet kjo deshire hahah... ne fillim edhe une si ti mendoja nonstop sa lehte thoja vajza e urte e rrita shpejt vec kisha frike se kom pas probleme ne shtatzani se ndoshta menjehere kisha tentu per tjetren, e tash vajza u rrit u bo me vshtire me beso.. dua tja kushtoj gjithe vemendjen e ta rris tamam si princeshe, e kur ti bej 2-3 vjet me ndihmen e Zotit ndoshta provoj prap se behet me e pavarur..
Vlora . (6 vite më parë)
Ahahaha fitore ja paske ba si une veres me jan vonu o zot qfar stresi kom pas edhe und mbrohna me tableta e thirsha mjeken thojke ska shanc nese i ke perdor me rregull..Une blej teste qdo dit e ktu jan shtrejt veq nje zot e din qysh me hini stres se sjam me e gatshme per tjeter bebe..Ishalla zoti na i rrit te shendosh...
Boa Shq (6 vite më parë)
Flm per mendimet e juaja nena ..dera para ca ditve edhe un e mendoja kshu por me lindi kjo ndjenj pa pritur..nuk po mendoj ne fakt tja filloj menjeher do pres pak pastaj do vendos
Vlora . (6 vite më parë)
E paske bebin e urt se nuk te kish ra ne mend kaq shpejt..trupi ka nevojen te pushoj plus bebi i par ka nevoj me Ju perkushtu max...ti aty vendos vet
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Ahahha boa sa ma shum qe e shtyn aq ma shum ke me i ik ksaj gjeje.Trupit i duhen 9 muaj te stabilizohet.Pastaj ti kur ta ndien veten te gatshme fillo.Un kam vajzen 18 muajsh,po mduhen edhe 4 vite me pas kete deshir qe ke ti tani.Skam guxim as ta mendoj.Mu vonu dy her cikli(crregullim) tash von,morra 20 teste per 3/4 dit.As gjum skam bo prej stresi,nga andrret dhe ankthi.Aty epash perfundimisht se sjam e gatshme aspak per nje sfid dhe knaqsi te till.
(6 vite më parë)
boa pa ti bo djali 2 vjet e dashur stkisha thon se anxhelo ka nevoj tash per ty mendimi jem

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?