Hematoma
Pershendetje doja disa mendime nga nena qe e kan kaluar kete gje ose qe po e kalojne ju lutem . Jam 15 javeshe para 1 jave e gjys kisha gjakderdhje dhe me than qe kam nje hematom 1 cm poshte murit te mitres me mbajten ne spital per 4 dite me ben analizen e gjakut dhe te urines dhe me dolen te dyja mire me pas me ben per 4 dite terapi serum me magnez me pas bera ekon e pan qe hematoma eshte duke u absorbuar bebi ishte mire mitra eshte e mbyllur dhe doktori qe me ndjek me dha spamex 2 her ne dite dhe ovulat vaginale 1 ne dark . Ajo qe me shqeteson eshte se hematoma qe kam nuk ka shkarkime cdo dite por 3 dite jam pa pastrime me pas kam shume shume pak me pas shkarkon me shume dhe kam dhimbje ne fund te barkut edhe mesi ne momentin qe ajo do te shkarkoj dhe kshu vazhdon e njejta gje . Para 2 ditesh isha perseri te urgjenca ne martenitet sepse mbas ketyre 3 diteve pa shkarkime per nje momemt para shkarkime ngjyre kafe te erret dhe u tremba shume dhe me ben perseri eko me than nuk ke pse shqetesohesh as mos te stresohesh sepse nuk te ben mire sepse hematoma eshte akoma prezente eshte larg bebit dhe po absorbohet , bebi eshte mire dhe mos shqetesohem kur kam keto shkarkime ne kete menyre nje dite kam dite tjeter jo . Ju lutem kush ka nje rast te tille te me thot si e ka kaluar sepse jam shume ne merak vazhdimisht sidomos kur kam dhimbje ne fundin e barkut edhe mesit trembem eshte shtatzania ime e pare por hematoma vertet te jepka siklet
Erge
(6 vite më parë)

