Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Duhangjiket
Nese e keni lon duhanin a keni shtu peshe dhe a mendoni qe pirja e duhanit ndihmon ne dobesim?
Moza M. (12 vite më parë)
Meri H. (12 vite më parë)
Po edhe une e pash qe kishi shkru e kur e kqyra te puet gjinekologun e lexova,,,edhe asaj nuk i kish ardh mrie qe e kish pyt. Garant hera e pare ne jet qe ja baj ni asi lloj pytje.
Riola ... (12 vite më parë)
une gjate shtatzanise nuk e kam pire, pas lindjes kur ndalova se dheni gji e kam filluar qe ate dite...ne familjen time e pim te gjith pervec vjerrit qe e ka lene qe diten qe ka lind vajza...une vjerra dhe burri e pime ne ballkon..besoj se ndikon ne peshe..para se te martohem kame qene e dobet doja te shtoja peshe dhe nuk mundesha kurse tani e kunderta po du me u dobsu pffff po hic spo muj
Anoda , (12 vite më parë)
Ooo Meri mu me tregoj njera ng shoqet e portalit kur e kam lexu oo nuk mujsha me ndal veten,kur po mpyt burri cka ki moj,tha hajde lexo,kuku u tmeru,tani ja bojsha ruju se po m\'len shtatezene hahahhaa..une dyshoj se ben shaka se nuk besoj qe nje njeri mund te jete aq naiv :$
(12 vite më parë)
Meri ajo eshte fenomen ne vete, ende nuk kam arrite me kuptu a eshte vertet naive apo i pelqen ta luaj rolin e naives
Meri H. (12 vite më parë)
Elisa kom dasht sot ne mengjes mjav ba ni pytje ne nenat pysin mju vet ne mujshi mja qellu pse kom kesh pram sa here mka dal gjumi naten hahahahah ( mu kujtoke pytja e dashuris...pa keqkuptime ama ku e kish gjet at pytje se ) . Jam knaq tu kesh naten hahahaha.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Haaaa,bravo te kofte se me kete fjale mke shty ma shum me lan...do ta provoj...
Anoda , (12 vite më parë)
Hahaha une send nuk thash vetem ju keshillova,tani mos e beni pyetjen per sa del testi pozsitiv,si te veproj etj hahhaa
(12 vite më parë)
Kosovare pije sa te mundesh duhanin, se me te than leje, veq ma shume te shtohet deshira me pi....hahah...molla e ndalume gjithmone me e mbel, nuk thojne kot keshtu hahah
Liza Z (12 vite më parë)
valla Louise edhe javen e ardhshme keshtu do te keshtu me shi me duket
Liza Z (12 vite më parë)
besa normal te gjitha lokalet duhet te benin ate ndarje por fatkeqesisht nuk jane vetedijesu akoma njerzit deri en ate mase sa te kuptojne rreziqet e duhanit dhe te kene respekt per femijet ne radhe te pare dhe per njerzit perreth te ciletr nuk konsumojne duhan sepse duhanpirja pasive edhe edhe me e keqe
Nora Ina (12 vite më parë)
Edhe ju qe sepini duhanin dilni prej ktuhit se krejt tymin na hargjit:-))
(12 vite më parë)
Uuuu elisssa a su ndal shiu atje aaaa? Ishalla ndalet deri te vi une, ose jsu bi qet dill te lodht te zvicres se vetem 10-15 dite arrin me ngrit temperaturen ne 30 grade, vetem mire eshte tash 24. Anoda mos fol shume per gelltitje ti
Liza Z (12 vite më parë)
hahahhahaahahha ooo ajo sishte ne vete qfare pyetje i kishte be gjinekologes
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Haaaa anoda ,jo ajo mrekulli mund ti ndodh veq dashurijes haaaa...
(12 vite më parë)
Anoda kollaj flet burri yt, se aj ja ben qejfin vetit, ama vertet shume keq kur e din qe shkaktar i vdekjes ka qene duhani edhe ke investu ne vdekje te parakohshme
Anoda , (12 vite më parë)
Eej mos e perbini tymin se mundeni me mbet shtatezane hahaa
(12 vite më parë)
Ktu ne prishtin eshte nje lokal shum i mir Boston quhet ,aty eshte vendi i ndar nje an eshte per duhan tjetra pa duhan eshte e ndar me dritare,eshte shum mir me pas kret ashtu.
Liza Z (12 vite më parë)
hahahaah shume e vertete Anoda kishe pse ke dal qashtu te kqyrin po se kam ndermend mu ndal hahahahahah veq sa te ndalet qiky shi e te ndreqet pak koha
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Ke plotesisht te drejt louise,ashtu eshte...
(12 vite më parë)
Elisa hajt se e dhez bashke me mu njo me ment, ishin dal do te reja me arome te mire me duket hahaahahahah
Anoda , (12 vite më parë)
Gjyshi im 93 vjet ka jetu,prej moshes 9 vjeqare e ka pi duhanin,vetem 1 muaj eshte dashur te kujdesemi per te,ka vdek nga diabeti,e ne keto lokale cmenduri e vertet askush nuk kupton qe je me femije,askund nuk ta leshojne vendin kur te shohin me bebe,bile te shikojne me ate syrin cfare po kerkon ti ketu ncncnccn tmerr
Liza Z (12 vite më parë)
ty Olisa qysh pata emt thirr me pi kafe qitash ncuk nuk te thrras hahahaahh
(12 vite më parë)
une nuk fola nga eksperienca, por kjo eshte e vertetuar, 90 % e kancerit te fytit edhe te mushkerive vijne nga pirja e duhanit, 10% nese ka kontakt me helme, ose punon si minator, ose psh ne luftra prej armeve qe jane liruar helme etj etj, une pe rvete sa kam lexu, e hulumtu e degju, asnje kancer i laringut ose i mushkrive nuk eshte shkaketuar nese nuk kane ndikuar keta faktor
(12 vite më parë)
hej a pi lojm llafet e pi dhezim ka njo hahahhaahah....krejt i dijm anet negative te duhanit, po qe per qef pi dhezim ka njo....
Liza Z (12 vite më parë)
Kosovare nuk ndodh te krejt njerzit pajtohem shume me ty se edhe gjyshi im e ka pi e ka jetu 90 vite,por pse ta demtojme trupin tone dhe personat perreth me diqka qe ben edhe pa te dhe qe pikesepari nese se konsumon i ben mire vetes e pastaj rrethit
Anoda , (12 vite më parë)
Louise ti me vjen shuume keq,edhe ne i themi mamit ashtu,vellau este doktor,motra farmaciste e motra tjeter infermiere,te gjithe i themi mos se rrezik,na thot me vdek se me vdek bile nuk dua te vdes me merak..une burrit tim i them ok ti qe don ta mbysesh veten me qellim por cka behet me mu dhe djalin,ma ben hajt se gjeni zgjidhje ju hahaha
Liza Z (12 vite më parë)
Louise edhe babit tim kur e pati sulmin e pare i ka thene mjeku nese don me jetu duhesh me lan duhanin edhe ai e ka pi 27 vjet por e la dhe jetoj edhe 10 vite,sa here ka shku ne kontrolla mjeku e ka marr shembull iu ka thene te tjereve se mos ta kishte lene duhanin sot sdo te ishte gjalle,or siq thua ti vone eshte kujtuar edhe ai ta le duhanin,e sa iu perket lokaleve tash qe ka dal ligji per duhanin a din qka bejne e kan restorantin me 10 tavolina edhe e ndajne ne keto tri tavolina pihet duhan ne ato tjerat jo hahahaha ska me shqiptar bre hiq
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Ei Louise tash e bone lluge,po te tregoj se axha i burrit tim vdiq nga kanceri ne fyt ,e te garantoj se ai kurr ska konsumu duham bile asnje anetar i familjes se tij nuk ka pi duhan.Njoh shuuum njerez me kancer qe nuk jan konsumues duhani.Nje i aferm (plak)ka pire duhan nga mosha femijrore (kaqak te pshtjellur),ka jetuar gati 80 vjet dhe vdiq nga egjeli.Nuk po du me tu kundervy dhe nuk du me than se duhani nuk eshte i demshem por nuk mendoj se eshte favorit nr 1 te shkaku i Kancerit(nga eksperienca po flas)...
Kosovare 1 (12 vite më parë)
haaaa me bone me qesh,taksirat me pas punen veq me femra a haaaa ,je shum e qarte,gjithsesi flm per fjalet e mira se boll po bona merak...po ta takoj nanen tande ,ti naj qet nga nji kafe e ne dyjat e dhezim nga nje me kaffe haaa...
Anoda , (12 vite më parë)
Kosovare mami im e ka pi me 5 femijet shtatezane edhe gjate gjidhenjes e asnjeri nuk kemi probleme,por ajo e ndez e ndoshta i shkon pa e pi,por ajo nuk e din veten mire qe e pin por e ka punen vetem me femra e taksirat ma t\'madh nuk ka hahaha..e babi cdo here e qorton por pas moshes 40 vjeqare ne familje ndryshojne rolet hahahahaha..
(12 vite më parë)
E vertet eshte nora mirepo njeriu qdo her e ka obligim qe te kujdeset per veten e tij ti merr shkaqet e sebepet e tjerat jan ne dor te Allahut,mirepo ne te kujdesemi tpakten .
Nora Ina (12 vite më parë)
Valla rrezik esht gjithshka jo vetem duhani qtash me dal ne rrug me zan kerri e muj me vdek , pa e pir duhanin kurr edhe njdo shum nena se kurr sekan pi por kan probleme shndetsore me femie!
(12 vite më parë)
Vaallah kosovare me pas mundesi qe me kishin ngu kretve ju kisha dhan ehheeh jo qe diqka por eshte ne te miren e juj spari.Ju pershendes : )
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Mke dhane urdher te prer a haaaa,gjithsesi te falenderoj ty dhe gjitha nenat...
(12 vite më parë)
nora ti ja ke ba si gjyshja ime hehe ajo kur e la duhanin thoshte kret kret pe harroj veq kur po vjen koha e bukes po me shkon dora te xhepi me mar me dhez.ahaha
Liza Z (12 vite më parë)
valla Kosovare mos u frikeso po leje menjehere, mendo se nje nene ben sakrifica shuem te medha per femijen e saj dhe ta lesh duhanin nuk eshte kushedi se qfare sakrifice,ani ti tash po mendon ta fillosh shtazanine e dyte urgjenitisht me nderpre hhaha
Kosovare 1 (12 vite më parë)
O zoti te rujt moj olisa se veq ti ma shnosh zemren se besa me elizen me ban me vra veten haaa(shaka).I di shum mire anet negative,i kam lexuar shumhere por kur mi thot dikush me shtin frigen e trishtona si tash...
Nora Ina (12 vite më parë)
Une ekom pi dhe hala e pi vetem ne shtatzani ekom pi me rradh se krejt skom mujt me lon, masi kom lind 6 jav sekom dhez hiq sa ikom pas ne gji fmin, por ne shpi mbrenda nuk e pi ne ballkon dimrit ne kuzhin me der mbyllt! Po shyqyr jurrfar problemi gjat shtarzanis skom pas as femieve dam sjuka bo! Normal sesht mir me pi bile gjat shtatzanis , po nuk esht leht me lon krejt! Mu perveti me dhes para buke ma largon apetitin besoj se mos ta kisha konsumu kisha shtu ne pesh !
(12 vite më parë)
Ishalla se ka ate fat te keq asnje nane, me kujtohet motra jeme barkun e madh, ishim duke pi kafe ne nje lokal, nderkohe erdh burri jem, kur e ka pa ai motren tu pi cigare, nuk ia ka zgjat as doren, veq i tha cka po ben kshtu?! ...mandej mu me tha me i fol motres, po kot ska pas kush qe ia mbush mendjen, ajo vjehrra vet i kish than, 5 femije i kom bo, e kom pi duhanin, te gjithe shendosh si molla jan!
(12 vite më parë)
Poo eliza duhani e myt foshnjen ne bark subhanAllah,vetem ne qe quhemi pires pasiv marim me shum helm se sa ata qe jan pires aktiv.Vertet eshte gje e keqe me besoni nena .Vet fakti qe edhe engjujt largohen ne at moment kur njeriu e pi duhanin mjafton te tregoj se sa i keq eshte.sepse melaqet rrin aty ku ka arom te mir e duhani sesht i mir aspak.Sps Kosovare,shpresoj te lini duhanin.Gjyshja ime ne moshen 70 vjeqare e ka lan duhanin.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Sinqerisht e falenderoj mozen per kete pyetje ngase po ia shoh hajrin haaa,bash po dojne me ndiku nenat me lan duhanin,flm besa k,eliza ti mi shtine ethet valla ,mos me tut se jam shum frigacake,sedi ishalla zoti me ndihmon dhe e rralloj se paku se me lan krejt se besoj...
Liza Z (12 vite më parë)
louise ketu tek ne me duket se bash kur te shohin me fmi e ndezin ma me qef,une nje dite u ula jashte me nje lokal veq me vajzen e vogel edhe u ulen dy femra aty shume afer meje edhe kur po e ndezin dyjat, une iu thash a spo e shihni qe jam me bebe aa,tha valla skem qka me ba se sna shkon kafja pa cigare,skemi ne kulture as respekt akoma si ne disa vende perendimore
(12 vite më parë)
Pershendetje nena.Nje poet i sarajevës në poemën e tij u porosit bashkëqytetarëve të vet për duhanin këtë:është punë e ligë, Ta pish është turp, Ngase është gjynah. Braktisni duhanin! Në të ka ankthe të ashpra, Të gjitha rrobat qelben, çdokujt i gërditen. Braktisni duhanin! Edhe ne e kemi pirë, Dhe ishim në qelbësirë, Por si bogomilët. Braktisni duhanin! Duhanxhiu përhap rreth vetes tym dhe kundërmim të pakënd­shëm dhe kështu, me ndotjen e ajrit, shqetëson mjedisin e vet. Ky ësh­të shkak i mjaftueshëm për t’u gjykuar e për t’u ndaluar duhani.Askush nuk mund të mohojë se pirja e duhanit është krye­sisht pasion dhe ëndje (kërkesë) e dëmshme.Andaj edhe kemi porosi profetike ku thuhet - “askujt (as vetvetes, as tjetrit) nuk guxon t’i shkaktohet dëm!”- “lufta më e mirë është të luftosh kundër egos sate të keqe dhe ëndjeve të tua.” pra, vetëdijshëm dhe vullnetarisht njeriu i jep të hollat e veta për diçka që ia rrezikon dhe ia helmon shëndetin. Motoja jote e jetës le të jetë: “duhani është i dëmshëm e i padenjë, duhanin e braktis përgjithmonë!”
Liza Z (12 vite më parë)
moza as une nuk pajtohem se ato qe kan konsumu duhan gjat shtatznise kane lind bebe te shendoshe,sepse roblemet shfaqen me vone,po te tregoj nje rast te shoqes time e cila ka pire duhan gjate dy shtatzanive djalin e ka me astme plus para 3 vitesh e ka qu ne spital thuaja te vdekur si pasoje e nje lloj sulmi ne tru dhe mjeku fjalen e pare qe e ka pyet ka qene a e ke konsumu duhanin gjate shtatzanise kjo i thote po mjeku thote kjo eshte pasoja,tjetra kur ka lind vajzen e ka lind me peshe shume te vogel dhe sapo e ka lindur eshte dashur tia pastrojen mushkerite me sonda si dhe ka qendruar nje muaj ne inkubator krejt pasoje e duhanit,keshtu iu kisha bere apel te gjitha atyre qe pijn duhan qe per hir te shendetit te femijeve ta nderprejne konsumimin e duhanit sepse pasoja ne femije shfaen me vone dhe e fundit se e zgjata secili apo secila nese don mundet me lene duhanin babi im e ka pire 27 vjet edhe e ka lan,iu pershendes te gjithave
Meri H. (12 vite më parë)
Hahahahahahah OLISA ...edhe ty po ta bajka hajde hajde a....mos i pina cigaret e njejta hahahahah,,,,valla une veq kur shkoj te baba e dhezi ose kur me vjen gruja e dajes ktu te puna per kafe,,,se ne shpi se dhezi kurr....po mue sme bjen nmen shpesh per ta..kur shkoj te baba po si te hy ne oborr...ose me nejt me dikan qe e pin se pernryshe jo. Ama kret fajin e kan cigaret qe po na thirrim hajde hajde. Shtazane kret 5 i kom dhez...edhe masi mi ka ba djali 6 muj e kom dhez..qashtu qysh thash rrall e permall.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Valla tash e dheza nje,e te falenderoj shum qe me tregove per motren se mu hiq pak kasaveti edhe un si motra jote nuk e pi po e ha,hhaaa ,shum keq valla tash kur po mendoj me fillu shtatzanin e dyte,boll po kam qef me lan,do ta provoj gjithsesi,ishalla kam sukses.Sinqerisht nuk me ben dem,bile as kollitje nuk kam kurr(sedi ndoshta qe e pi shum e dua dhe me duket se spo me ben keq)e di se jam GABIM...
(12 vite më parë)
Kosovare a pe dhezim ka nje une e ti hahahah...une e ka pi prej vitit te 4 te shkolles se mesme, deri ne perfundim te fakultetit rregullisht, mandej me ndeprerje, se shume me ben dem, psh kur e ndez nje cigare, meniher me dhem barku edhe duhet me shku ne wc...po sa here e shoh dike duke pire, me duket se ma ben cigarja \"hajde hajde\" :))))..po gjate shtatzanise e gjidhenjes nuk e konsumoj...motra ime nuk e pin po e han, as nuk e ka lene ne shtatzani as ne gjidhenje, vazhdon me pi prape si bolla..
Anoda , (12 vite më parë)
Une asnjehere nuk e kam pire,dhe nuk me pelqen t\'a pije,ka femra qe e pelqejne dhe nuk jam kunder,burri im e pin,por ai qe 2 vite qe jemi te martuar asnjehere ne shtepi mrenda nuk e ka pi,dimer e vere ne terase.as ne veture nuk e pin,dhe prandaj nuk jam kunder pirjes se duhanit,ai i di pasojat e tij.e sa per qe duhani ndihmon ne dobesim valla Moza burri im ish dasht me qene 50 kg hahahaa...Nuk besoj qe nuk mund t\'a leni sepse babi im pas 35 vjetesh e ka lene,dhe thot qe as ne mend nuk me bjen per te...Shendet
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Nena te nderuara,duket se vetem un qenkam duhanpirese,e kam pire edhe gjate shtatzanise(vetem se e pata rralluar),nuk munda asesi ta lë krejt.Ne dhomen e gjumit te vajzes nuk pijme duhan ndersa aty ku rrijme pijme duhan por nje dritare e lejme te hapur gjithmon dhe ziej qaj kamomil per te leshuar arome.Jam e vetedijshme se ka shum ane apo te gjitha anet negative por kam krijuar varesi e smundem ta lë.Ndoshta ka ndikuar qe un te lindi parakohe me pesh te vogel,por ju them sinqerisht se pas lindjes dhe deri tani vajza ime eshte shum me e shendetshme se disa femije te lindur me kohe dhe qe i kan prinderit joduhangjij.Nuk po dua te i shmangem te keqijave te duhanit por Zoti deshi qe vajza ime te ket shendet te mire.E ndjej veten keq shum here (kur mendoj per vajzen)qe e pi kete dreq duhani,derisa beri vajza 6 muaj askush nuk ka pire duhan te ajo,un sa her qe e pija jashte,i pastroja duart disa here dhe me besoni se se kam puthur shpesh (sa her qe kam dasht )shkaku i duhanit.Per ta puthur qiken ishte procedur e gjate,duhej te beja nje tush,te laja dhembet,kozmetik nuk kam perdorur 6 muaj bile as krem duarsh (shkaku i vajzes)dhe ia dolem...
Nefisa E (12 vite më parë)
Une studioj ne fakultetin e mjekesise dhe kam mesuar se shkaqet kryesore te semundjeve jane : Stresi,Duhani,Alkooli etj ( si dieta e paekuilibruar,pasiviteti fizik etj ) Keto jane dhe shkaqe edhe te tumoreve ne pergjithesi.Kur studionim semundjet ne veçanti nuk linim pa i permend keto shkaqe ndaj nena kini kujdes per veten dhe femijet tuaj.Shendeti eshte dhurate prej Zotit por te dini si te kujdeseni per veten tuaj.Ruajuni nga gjera ku demi eshte shuuume me i madh se dobia ( plotesimi i nefsit tuaj ).
Lejla Emrullai (12 vite më parë)
Kukuuu shum tragjike e paskeni bo temen e duhanit... te ne ne familje shumica e pijn duhanin. Por ama, prej kur me ka lind elza ne dhomen ku rin dhe ku flen ajo asesi nuk pihet. Babi im bur 60 vjeq del jasht dhe pin kur i pihet, por edhe gjith te tjeret. Shumica e mysafireve jane mesuar edhe ata te dalin dhe te pijn jasht por kur vjewn ndonje pak me i huaj e mar vajzen dhe e coj ne dhomen time. Kush si e ka vendu rendin ne shtepi. Te ne ne shtepi brenda 90% nuk pihet duhan, kujt i pihet del jasht dhe nuk kam probleme me vajzen.
(12 vite më parë)
Louise shume e drejte eshte ajo qe the,tumori eshte aleati nr 1 i duhanit ecin paralel drejt organeve te ndryshme!! Moza, per mua eshte krim qe nena i ben femijes se vet me nje indiference prej injoranteje,si mund te pish duhan kur zoti te dhuroj nje krijese te pafajshme per ta dashur e mbrojtur,vetem per ate femije duhet ta lesh duhanin e jo ta intoksikosh!! Me falni por keto jane djalli vet se dhe kafshes i dhimbset kelyshi i vet!
(12 vite më parë)
moza mos u tut, se nuk i kane te shendosha, qetash e pash ne tv para dy tre dite, vec se ne ks sjau kontrollon kush, ne gjermani bebat tu lind si me qene te varura nga alkooli, droga ose duhani, se ka perdor prindi, spo di cila eshte fjala adekuate shqip, qe shkon me qu nje njeri te varur nga alkooli, droga ose duhani per me ja terheq kete varesi, ata duhet me kry te njejten procedure te foshnjat. me fal qe po te pyes, a nuk ka qene beba jote shendosh a?
Moza M. (12 vite më parë)
Louis une gjat shtatzanise kam lon duhanin, alkoolin ( jo qekam qen alkooliste kronike)..kam ngrene cdo gje te pregaditur vet te shendetshme dhe kur linda \" e knaqa krejt\" e kur i shifsha nenat tjera me duhan e te pa pastra me bebe te shendosha hiq nuk me vike mire prej meje
(12 vite më parë)
moza edhe une e njof njeren qe ka pire duhan, nga 1-2 ne dite, edhe lindi femiun shendosh si molla, po pastaj u shfaqen problemet, psh femiu shpesh ka probleme me infeksione te mushkrive, dy here e ka qu ne spital pa fryme, i eshte dashur te marre ne shtepi maske oksigjeni, e ka nen peshe, as nuk ka apetit as asgje. nenat q epijne duhan ose alkool gjate shtatezanise, problemet shkojn duke u shfaqur me vone.
Moza M. (12 vite më parë)
ne spital kur kam shku me lind nenat barkun e madh dhe me duhon ne dor teper te gerditshme e pas disa dite i lindshin femijet te shnosh e me shume kg
(12 vite më parë)
nina me mire se e ke pershkru, nuk e di se ka, vetem se edhe kanceri ne qafen e mitres eshte i theksuar te duhanpireset me shume sesa te femrat se nuk pijne duhan, pilule kunder shtatezanise, pas moshes 30 vjecare nuk preferohet te perdorin ato qe pijne duhan, e shume e shume probleme e komplikime te tjera
Moza M. (12 vite më parë)
o nina 3 ore ne dite ushtroj dhe shum kam kujdes ne ushqim por kam mbri ne nje peshe ku as gramt nuk po levizin e deri tani pa problem kam heq kg
(12 vite më parë)
Dhe une si elisa se kam vene ne goje cigaren kam alergji haahhahaha mund te them se çfare nuk ndihmon pirja e duhanit,perveç anes shendetesore qe te ben dem por dhe nga ana e estetikes per nje femer s\'ka asgje te mire se fytyra fillon e rrudhet me shpejt,dhembet zverdhen,era qe mban te le per te deshiruar!! Te ishte se duhani dobeson s\'do kishte obeze ne bote!! Shendeti i tepert varet nga menyra e ushqyerjes individuale dhe nga genet se eshte dhe e trasheguar!! Per renie ne peshe te keshilloj nje diete te ekuilibruar dhe aktivitet fizik ne menyre sistematike... Duhani vec dem te ben :))
Moza M. (12 vite më parë)
jjojo shume me drejt e ke se vertet qe jon te pakujdesshem dhe ne vende te mbylluna ose nganjehre me kan thene qe \" hajt bre se pak duhet mu msu fmija me tym\"
Moza M. (12 vite më parë)
ani se pak qe e pata ne mend me ja nis me e pi e mu dobsu nfyt ma la..flm shum qyh hahah
(12 vite më parë)
valla elisa sot dola, e u ula me qike qaty ne qytet se kish qef me i pa tramvajat, vec kur mu ulen afer dy femna, e pe dhezin cigaren, e dita se jan shqiptare, edhe vec kur po folin shqip, shume me nervozun, se zvicrani edhe shtatezane me te pa, edhe me fmi, edhe ne ambient te hapur largohet, para 10 dite kur kesh ne qytet, njani tu u ul ne karirge, tu e shti cigaren negoje me dheze si me ka pa me qike u qu fill tha sorry, vec shqiptart shume shume te pakujdeseshem
Moza M. (12 vite më parë)
dhe une pse i kom urrejt nenat shtatzane e kam lon duhanin perpos qe ne rend te pare ka qen kujdesi i shendetit te bebes dhe timin por kam shtu ca kg nga lindja e nga duhani e nganjehre po mendoj me ja nis perseri e mos po dobsohna
Liza Z (12 vite më parë)
moza se kam lan se nuk e kam pi kurre haahhah(pak shaka).te them te drejten moza kur i shoh femrat me cigare ne dore e femiejn ne preher me hidhet te qohem e tiau fus te ndezne ne goje,shume me pengon cigarja si kur i shoh meshkujt si femrat tuj e pi.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?