Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mbi nderprerjen e qumeshtit te gjirit

Te dashura nena! Ju lutem me ndihmoni. Kam vajzen 14 muajshe, dua tia nderpres ushqyerjen me gji, sepse jam serish shtatzane, gati 3 muajshe. Jam ne hall sepse sdi me cfare te ushqehem une qe te me ndalohet qumeshti, sepse hapa smund te pi ngaqe jam shtatzane. Ju lutem me sugjeroni dicka sa me shpejte, ndonje metode popullore. Falemnderit! Ju uroj gjithe te mirat! Loreta

Lorna (12 vite më parë)
isra selimi (10 vite më parë)
Vajza ime ka qe nje vjet qe nuk pij qumsht tek un po un ende gjat shtridhjes se gjinjve kam qumsht a ka ndonj problem kjo ose jo..dikush thot se duket me shku tek mjeku me e ndalu se mos me ndodh dicka me jepni ndonj keshill
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Une per vete kam ngrene hudra dhe i kom vendos tek gjinjet ,(tek maja hudrat ) ashtu me kane thene ,shume shpejt me eshte larguar qumeshti .Te uroj shtatzani te mbare
Ornela Banushi (12 vite më parë)
Persh lorna une qi ti kam mbet shtatzan dhe u detyrova ta heq vajzen nga gjiri qe 9 muaj.une nuk piva hapje qe kisha frike por veprova ne.kete menyre.se pari shtrengoji fort dhe mer nje.koker laker te bardhe hiqe gjethen dhe vere ne ngrirje kur te jete.ftohur veri mbi gjokset e tua dhe keshtu vepro per dy tre dite.duhet ti ndrosh gjethet her pas here.une me kete lloj nuk vojta fare.te uroj ta kalosh sa me lehte.
Selma Dijar ♥♥♥ (12 vite më parë)
Mbi ndërprerjen e ushqyerjes me gji Pershendetje dr. Mimoza! Urime per punen tuaj te palodhur! Jam shume e shqetesuar. Kam nje vajze 13 muajshe te cilen e ushqej me gji dhe me ushqim shtese. Para nje jave mora vesh qe jam shtatzene, aktualisht jam 5 javeshe. U merzita shume. Tani me duhet ti nderpres ushqyerjen me gji. Cilat tableta me rekomandoni te perdore qe te me ndalohet qumeshti? A jane te demshme per embrionin ato? Si duhet ti perdore? Ju lutem me ktheni pergjigje sa me pare te jete e mundur sepse jam ne hall. Falemnderit. Gjithe te mirat! Loreta topalli (1 muaj më parë) gjinekologja përgjigjet Md mimoza keta Përshëndetje loreta Në tregun farmaceutik ka disa lloj preparatesh, që përdoren për të ndërprerë qumështin e gjirit. Të rekomandoj të mos përdorësh preparate për ndalimin e qumështit të gjirit, pasi ato ndikojnë negativisht në ecurinë normale të shtatzënisë. Ndërprerja e gjidhënies në rastet si i yti, realizohet duke mos ja dhënë gjirin fëmijës, duke mos e shtrydhur atë dhe duke e shtënguar fort me garza të trasha. Të uroj shtatzëni të mbarë.
(12 vite më parë)
pèrshendetje lorna un kam degjuar nje metod popullore me kan thene nese do tet nderpritet qumshti mere nje shkop dhe ndaje nje uje qe rjedh si prua apo nje vij me uje ndaje dhe thuaj si ndahet ky uji tme ndahet qumshti..edhe un e kam vajzen 11 muajshe dhe kur te vij koha do ta bej kete sesht diçka e rende...gjithashtu thon se qumshti e ndal qumshtin te kesh durim te mos i japish vajzes dhe vet vetiu te ndalet..uroj te kem ndihmuar sadopak...
(12 vite më parë)
un kam ndegjuar nga nje shoqe se duhet marrur diqka qe ty t pelqen qe ka ere , dhe i merr ere kur t jesh e uritur por nuk e han dhe te ik gjiri pastaj. ose nje tjeter ndoshta te duket banale por keshtu kam ndegjuar sepse un tash e kam djalin 2 muajsh si kam provuar ende. shkon dhe e shtrydh pa gjirin ne banjo , ne guasken e banjos. keto dyja i di jan pak interesante por provoje nese don edhe pse sdi sa mund te ken efekt. te pershendes
(12 vite më parë)
Uroj të të ndihmojnë nënat sa më shpejt për këtë,Të uroj për shtatzanin e radhes, inshallah të ec mirë dhe ta kesh bebin e shndosh.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?