Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Frike nga shtatzania! Me keshilloni dicka?!
Pershendetje nena. Ju kam percjelle moti po tash jam regj. une ende sjam nene, pasi dhe nje muaj martohem me t'fejumim duam nje bebe menjehere po sdi qka kam edhe pse du shume po kam shuumme shume frike, spo kam me kend me u hap per kete teme, keni pas edhe ju kesi frike? me keshilloni ju lutem?! flm.
Besa Jana (12 vite më parë)
Kosovare Zeqiri (12 vite më parë)
dhe un kur planifikuam te mbes shtatzan nuk kam pasur frik frika me esht shfaq pastaj pasi kam mbet jam provuar me nje abort natyral ka qen teper veshtir por sa me shum u dorzoja aq me keq kur perballoja dhe merja forcen ta kapercej at gje gjdo gje kalonte super por ishte vshtir edhe pse njeriu po harronte nuk jam provu kurr me dhimbjet e lindjeve si jan por shpresoj qe te jen me te lehta se aborti.
Trandelina (12 vite më parë)
E dashur Besa, beba eshte gjeja ma e mire qe mundet me i ndodhe nje njeri ne jete, nuk ka arsye per frike prej shtatezanise se eshet gjendje e bukur kur nje foshnje e re po merr fryme e jete permes teje...
Besa Jana (12 vite më parë)
faleminderit te gjithave.po tu ndegju lloj lloj raste,edhe vet kam pa nsall tlindjes e te abortet gjat studimeve,jam trishtu.veq ishalla me koh e largoj ket trem faleminderit shum
Noel Hado (12 vite më parë)
Pershendetje Besa,e kuptoj shqetesimin tend dhe eshte gjithcka normale.Kur u martova te gjithe me pyesnin per bebe dhe mua me hyri nje frike aq shume sa cdo nate ne enderr me dilnin bebe,me kedo flisja i thoja kam frike.Kur erdhi momenti per te ngelur shtatzene asnjehere nuk e stimuloja nje gje te tille,por as nuk merrja masa per ta ndaluar shtatzanine.Pastaj ngela shtatzene,pata shtatzani te mbare asnje shqetesim por ne fillim kisha shume frike sesi do e lindja beben.Fillimisht me shume frike por pastaj ke 9 muaj kohe per tu mesuar dhe frika zbehet gradualisht derisa ne fund mendon vetem te vije ai moment te shikoj bebin dhe te cliroj trupin nga rendesa.Dhe momenti vjen pa e kuptuar,gjendesh ne spital dhe aty forcat perqenddrohen ne nje qellim jo tek frika.Kur shikon bebin harrohet gjithcka.Mendo qe shume qe kane bere femi i kthehen prap maternitetit sado lindje te veshtire kane patur.Te uroj qe gjithcka te shkoje mbare.
(12 vite më parë)
besa mir se vjen ne portal. une kur u martova vendosem dy vite mos te kem femije se su ndishim te sigurt kshtu si te a jem te gaqem me ba beben po jo po jo hahah....po kur u be nje vit e pam se diqka po na mungon dhe shkoj shtatzania si ma se miri ..jepi koh pak vetit ne martes pastaj e she te nevojshme vet
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Prsh Besa edhe une kam pas shume frike , edhe gjithmone kom mendu qe gjate lindjes kom me vdekë , po jo nuk ish ashtu , nuk po dilke shpirti kollaj hahahhahaha , kur ma permende i fejumi qe i don shume femijet, i thojsha jo skemi me bo niher ,tek mas 5 vjeteve , por si jom martu mas 3 muajve e kemi vendos me bo ni bebe . Edhe tash joom shume shuuuuuuuume e lumtur me bebushin tem , krejt po u harrojshin lodhjet ,streset ,mundimet ,dhimbjet e lindjes . Ski nevoje mu frikesu hiiiiq .Kalofsh mire Besa
Tina R (12 vite më parë)
Pershendetje Besa dhe mireseerdhe ne bebaime,siq te kan dhen kurajo edhe miket me poshte,po ta dije sikur ne se qfar kenaqesie eshte te jesh nene nuk do prisje me gjate. kuptohet qe ne femrat kemi frike nga ndryshimet qe sjlelle lindja e bebes duke filluar nga trupi jone qe sdo te jete si me pare e deri te deshira per te rritur femiun tone ne menyren sa me perfekte te mundshme, na krijohet frika se a do te mund te jemi nena te mira. keshtu qe sipas mendimit tim ske qka pret me gjat, keto momente qe kalon me femiun nuk krahasohen me asgje , keshtu qe futu ne AKSION hahaha. gjitha te mirat.
Eliza M (12 vite më parë)
Pershendetje Besa.. une ne profesionin tim si psikologe jam perballur dhe kam degjuar femra qe i frikesohen shtatzanise... Fobia eshte frika nga nje objekt ose nje fenomen qe na shkakton ankth sa here e kujtojm ose e shikojme.. Disa kane frike nga ajo qe do ndodhi ne te ardhmen prandaj nuk ndihen te qete emosionalisht.. Egzistojne disa tipe te ndryshme fobishe dhe fobia ose thene ndryshe frika nga shtatzania ne gjuhen e psikologjise njihet me emrin Majeusofobia.. Shtatzania eshte nje moment shum delikat ne jeten e nje gruaje po gjithashtu eshte dhe nje perjetim i paharruar..Shtatzania esht nje etape e rendesishme ne jeten e nje cifti te ri.. Shpesh femrat i tremben i tremben shtatzanis, ne brendesi ndjejne friken se nuk do mund ti pergjigjen sic duhet memesise apo dhe te frikes e trishtimit per ndryshimet qe do pesoje tripi i saje pas lindjes dhe kane ankthin qe nuk do duken me terheqese ne syt e partnerit, po nga ana tjeter ndjejne dhe deshiren dhe kenaqesine per te pasur nje femije.. pra kane nje ndjenje te perzier midis deshires dhe frikes.. po e rendesishme eshte qe te dy partenret te vendosin sebashku se kur ndihen te gateshem per te pritur nje pjestar te ri ne familje dhe gjithashtu te ndihen te sigurt dhe te bindur se do ti pergjigjen me se miri rolit te te qenit ose te berit prind.. Memesi dhe Atesia eshte dicka mjaft e bukur por dhe e veshtire.. te besh femije eshte shum e lehte ama ti rritesh e te kujdesesh per to saktesisht eshte dicka mjaft e veshtire prandaj duhet vullnet e kurajo dhe e rendesishme esht qe parteneret te mbeshtesin dhe te respektojn njeri tjetrin.. fundja nuk jane as te paret e as te fundit qe behen prinder.. te gjithe jemi te detyrar ti pergjigjemi kesaj pergjegjesi qe eshte dicka e vecante dhe mjaft e bukur ne jeten e cdokujte... Te pershendes
(12 vite më parë)
Mireserdhe edhe un pajtohem me Dijen prit pak shijije jeten ne martes nuk do te thot se me femij do te jet keq po e sheh edhe vet mbas nje koh pra e ndieni mungesen per femij dhe ather sdo te frigohesh ... Klm
Dija Dija (12 vite më parë)
Besa oer mendimin timm nuk ke pse te frikesohesh..edhe me se miri osht ta shijosh pak martesen se nese e ka shkru Zoti me pas fmii edhe 10 vjet mu rujt ki me pass.. mas ni kohe martess vett e shehh qe mungon diqkaa mess teje e burritt edhe ma nuk frikesohesh perkundrazii mezi prett me padurimmm ...gjitha tmiratt
ija h (12 vite më parë)
Pershendetje Besa , mireserdhe ne bebaime perse ke frik mike e nderuar , ske nevoje me pas frike mbase do martohesh ske qa pret edhe nese jet para se mu martu sesht asgje te deshiroje qe te plotesohet deshira
(12 vite më parë)
Une bebin e kam nis me plan, 5 muaj pas martese, ne moshen 28. Une vec u tutsha se mos nuk po mbes shtatezane tu ni lloj lloj raste, edhe mos po abortoj prap tu ni lloj lloj raste. Jam e lumtur qe ka funksionu gjithcka, edhe qe ka shku mire, edhe qe kam nhe vajze, qe ma mbush zemren 24/7 perplot dashuri

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?